Lista Serbe: Nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës

9 Mars 2023, 13:24Rajoni TEMA

Lista Serbe: Nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet lokale në

Serbe list, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit në katër komuna në veri të Kosovës.

Ata thanë se nuk janë përmbushur kërkesat që i kanë shtyrë ata të largohen nga institucionet e vendit, shkruan REL.


“Kjo e bën më se të qartë se Prishtina dhe Komisioni i saj Qendror i Zgjedhjeve po përpiqen që në mënyrë të njëanshme të organizojnë zgjedhje në veri të Kosovës dhe Metohisë, kundër vullnetit të qytetarëve, pa respektuar interesat legjitime të populithetë”, njoftimin e bërë nga kjo parti.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës po mbahen pasi kryetarët e komunave që ishin nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në kuadër të largimit kolektiv të punëtorëve të etnisë serbe instituciones Kosovës.

Ky veprim u ndërmor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të kryer procesin e reregjistrimit të targave serbe, në targa të Kosovës, vendim i cili më pas u pezullua me një marrëveshje me Serbinë në kuadër tëki dialogueut të lengaro Bahtësuar Epian.

2 Komente

  1. J
    Jashari

    E kujt i plasi per Listen Serbe.

    1. a
      anti anarkisti

      Siç ka ndodh disa herë gjatë këtyre dy viteve do ndodh edhe kësaj here. Kurti dhe Osmani do ti kthej në vendet e veta të Qeveri dhe punët tjera ata që nuk njohin Kosovën si shtet që e bojkotojnë, i bllokojnë ndërtojnë lagje pa leje, shkatërrojnë çdo gjë që ka të bëjë me shqiptaret dhe shumëçka tjetër dhe pa ndërprerë e shkelin Kushtetutën në çdo hap. Ata marrin paga nga Kosova dhe Serbia, siç po deklarojnë çdo ditë policia e Kosovës dhe bëjnë kontrabandë e pastrim parash. Ne shqiptaret nga tatim pagesat tona ua paguajmë rrymën, ujin dhe gjithë infrastrukturën kurse neve na e shtrenjtojnë /dyfishojnë/ çmimin e rrymës dhe të artikujve të domosdoshëm ushqimor, barnave dhe tatimet. Për të iu siguruar dhe shërbime pa pagës nga dy paga të majme nga /Kosova e Serbia/ dhe që nuk punojnë fare vërtetë bëjnë punë që pengojnë përparimin e shtetit dhe mohojnë dhe nuk njohin asnjë institucion të Kosovës. Politikën e Kurtit dhe Osmanës e shohim dhe ndiem në lëkurën tonë por edhe bota e sheh nga gjithësia por vetëm analfabetët dhe kolaboracionistet nuk i komentojnë. Për vota do të u japin edhe Medale.

      Lini një Përgjigje