Hill: Serbia po paguan një çmim të lartë për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

8 Mars 2023, 12:37Rajoni TEMA

Hill: Serbia po paguan një çmim të lartë për mos

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill deklaroi se Serbia do të duhet të marrë një vendim për sanksionet ndaj Rusisë.

Hill u shpreh se Serbia po paguan një çmim të lartë për mos vendosjen e sanksioneve.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që Serbia të mos presë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por që në procesin e anëtarësimit të harmonizojë politikën e saj me BE-në, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

“Duhet ta dimë se Rusia sulmoi brutalisht fqinjin e saj, shumë vende të vogla evropiane vendosën sanksione, megjithëse ishte e vështirë për ta, por e bënë sepse ishte e drejtë.

Besoj gjithashtu se Serbia do ta kuptojë këtë, nuk është kurrë vonë për bëj gjënë e duhur”, theksoi.

Ndër të tjera, Hill shtoi se ndikimi i Moskës në Beograd është negativ.

5 Komente

  1. e
    emigranti

    Aq cmim te larte po paguan saqe ju po e gostitni me dhenien e mundesise Serbise per gllaberimin ne te ardhmen jo te larget te territoreve shqiptare, ndersa Europa me qindra miliona euro ndihma ekonomike dhe anetaresim te shpejte ne Europe. Vecanerisht qoka e pare e juaja flet qarte per nje paternitet kolonialist ku ju shperbleni nje shtet revanshist me " te drejta " vetem per serbet, ne kurriz te shqiptareve , ne vend qe te japin llogari per krimet e kryera ne Kosove.

    1. F
      Flamur Struga

      O zoti ambasador i nje shteti qe eshte boshti kryesor ne kete bote.akoma nuk e paskeni kuptuar se serbia eshte pjelle e rusise cariste,e asaj te putinit qe po vret po djeg po shkaterron nje Ukraine te tere?Ju e njihni mire dhe ate me imtesi gjenin,karakterin sllav,jane dinak vrases .te pabese qe njohin vetem gjuhen e plumbit.Sot e tere bota e ka kuptuar se serbia tallet me te gjithe juSHBA!Angli,Gjermani,ajo han me dy luge,por lugen ruse e ka ate primaren,.Kot tentoni ta ledhatoni,kot tentoni te ndryshoj politika fashiste serbe!keto qe e udheheqin serbin,jane shkolluar jane ushqyer me literature ruse dhe si te tille,nuk leshojne pe!nuk tolerojne.rusia eshte ajo e cila e mban gjalle me te gjitha mjetet per egzistence ,me armatim modern...prandaj reflektoni se asgje e re as nje hap nuk ben serbia ndaj te emes rusi.

      1. M
        Miku yt

        Z. Flamur, ku e kupton ti qe Amerika ledhaton serbin? Une kuptoj dy gjera nga shkrimi me lart: 1- Hill eshte ambasadori Amerikan ne Serbi dhe ne dipllomaci ai quhet "mik" i Serbise. Po te quhej armik nuk do ishte fare ne Serbi...Pra, or Z. Flamur, Ambasadori Hill keshillon Serbine si "mik", sepse nuk mund ta kercenoje si "armik", ashtu sic kerkon mendja jote e vogel sa e "mizes" 2-Problemi qe ngre Ambasodori Hill eshte qe Serbia duhet ti bashkohet perendimit per te vene sanksione kunder Rusise. Perndryshe ajo do paguaje nje cmim te larte, sic po paguan...vec te tjerash une kete e kexoj si nje "keshille kercenuese" qe "miku" amerikan, po ja jep "mikut" te tij serb.... Injoranca nuk eshte mencuri! Aq me teper nuk eshte trimeri! Keshillat e tua per Ameriken qe te "reflektoje", jane simbol i idjotizmit qe vjen nga Kosova. Ju mbeshtetesit e Kurtit jeni vene ne gare me Kurtin per te mesuar dipllomatet perendimore se cduhet te bejne me Serbine, sepse keshtu ndihmohet Vuciqi te paraqitet ne bote si mik qe bashkepunon me perendimin dhe Kurti si armik i Amerikes dhe Evropes. Pyetja qe une bej eshte se kush e meson Kurtin te bej "leksione" perendimit, sepse per ty e kuptoj qe je vetem nje kopje "mjerane" e Kurtit. Ndoshta ketu e teperova sepse Kurti kohet e fundit nuk meson me perendimin por eshte gati te firmose cdo gje qe do i serviret. A di ti Flamur si "zhbirilues" i Kurtit se ku "fle lepuri" qe Kurti ka dale ne anen tjeter te lumit? faleminderit.

        1. ?
          ?./

          Ndryshe nga çfarë thotë Hill, Serbia nuk është duke paguar asnjë lloj çmimi për mbështetjen e saj ndaj Rusisë. Pêrkundrazi është Kosova që do paguajë një çmim të paparë pas nënshkrimit të asosacionit të komunave serbe. Serbia sot, njëlloj si në kohên e Titos, mbetet e përkëdhelura e Lindjes dhe Perëndimit. Viti 1999 tashmë është larg. Bota ka ndryshuar dhe keq për shqiptarët. Nuk e kuptoj se përse Amerika ia përkëdhel bishtin Serbisë?! Ajo zemrën do ta ketë gjithmonë nga Rusia, mbrojtësja e saj prej 2 shekujsh e më shumë, dhe veç barkun do ta ketë nga Perëndimi.

          1. F
            Flamur Syruga

            E o miku i im i nderuar.Per kete situate qe eshte krijuar (ashtu si e kuptoj une dhe aq sa e kuptoj)goja nuk a thote fjalen as gishtrinjt e mi nuk e shkruajn dot ..por ky ambasadori eshte nje figure qe eshte marr me problemet e ballkanit.eshte nj ohes i mire i politikes rusosllave,prandaj edhe Joe Biden e emeroi ambasador aty ku eshte, Jane nje draft ligjesh te sanksionuara ne te drejten nderkombetare!qe nje ambasador qe perfaqeson shtetin e vet!ne kete rast Zoti Hill,e luajn vallen sipas orkestres ,e cila nukeshte ne favorin tone.Kjo,tolerance ,ky anashkalim per te filluar gjerat ngaNjohja reciproke per ta vleresuar palen si te barabarte,nuk po zbatohet as edhe nuk i behet presion, ngase eshte Gjykata e Kushtetutes te RK qe e ka ber te qarte me nje Jo.Sot Hilli thote!Asociacionimeshte hapimi pare,Kesaj i thone arrogance diplomatike cmimin e te ciles e paguan kombi yne.....por o miku im zemabe cdo shqiptari qe eshte rritur me bekimin e nenes shqiptare per Flamur dhe per Atdhe (87643kilometra katerore)zemrat u pikojne gjak,pastaj kur ne te dy ose dy shqiptare nuk duhet te veprojne si ato dy dhiat kokeforta,me kujtohet ky tregim nga Abetarja e 1988!e kam kujtim te fresket...per me tutje mos hyjm ne armiqesi kur motivi eshte i perbashket vetem thurja e nje artikulli te shkurter na bashkon ne piedestalin e interesit kombetar.pershendetje vellazerore po te jesh verte i shqetrsuar dhe vuan per keto krime qe po behen popullit tone...

            Lini një Përgjigje