“Njerëzit digjeshin, binin nga vagonët", rrëfimi tronditës i 19-vjeçares: Si arrita të dilja nga treni

8 Mars 2023, 09:46Rajoni TEMA

“Njerëzit digjeshin, binin nga vagonët", rrëfimi

Vassiliki dhe partneri i saj Stelios ishin në trenin e udhëtarëve që u përplas në afërsi të Larisës me një tren mallrash.

Studentja e re e fizioterapisë shpëtoi mrekullisht bashkë me të dashurin e saj teksa ishin ulur në mensën e trenit kur ndodhi përplasja tragjike.

“Tani jam mirë, dje dola nga spitali. Në momentin e përplasjes ishim pikërisht përballë mensës, në sediljet e para. Para përplasjes gjithçka ishte e qetë, në mensë kishte shumë njerëz, në një moment u dëgjua një zhurmë. Gjithçka u bë e zezë.

Menjëherë u ngrita dhe thirra partnerin tim, e pashë pranë meje, u mbajtëm fort dhe pamë se ishte krijuar një vrimë, nuk e di nëse ishte shkrirë dyshemeja, por përfituam dhe zbritëm që andej”, tha 19-vjeçarja e cila pasi ka dalë me partnerin ka telefonuar të atin nga një telefon që ka gjetur rastësisht.

“Njerëzit digjeshin, binin nga vagonët dhe dolën edhe njerëz që ishin mirë. Na dhanë një batanije.

Më në fund, kur u qetësuam pak, u ulëm, duke besuar se do të vdisnim dhe këto ishin momentet tona të fundit në Tokë.

I thosha Stelios të largohej, pashë një rrugë dhe i thosha të ikte që andej,” – rrëfeu Vassiliki për mediat greke.

Në fund të përshkrimit të saj tronditës e reja shtoi: “Skena që më emocionoi më shumë është kur zbritëm nga vagoni dhe kishim nevojë për ujë, i kërkuam njëri-tjetrit ujë.

ë një moment pamë dy fëmijë dhe njëri ishte i përkulur dhe duke u lagur. I kërkuam ujë por na thanë që njëri urinon nga tjetri për të pastruar fytyrën. Aty kuptova se nuk kemi asnjë shpresë ”.

Lini një Përgjigje