"Joserioz dhe i papërvojë", specialisti për drejtorin e stacionit në Larisa: Është i papërgjegjshëm, nuk duhet të merrte role drejtuese

7 Mars 2023, 12:50Rajoni TEMA

"Joserioz dhe i papërvojë", specialisti për drejtorin e

“Joserioz” dhe “pa përvojë”, kështu e kanë cilësuar kolegët Vassilis Samaras, drejtuesin e stacionit hekurudhor në Larisa.

Në një intervistë të dhënë për mediat greke, një specialist në stacionin hekurudhor ku ndodhi aksidenti i trenave tha se Samaras ishte një person i papërgjegjshëm, i cili nuk duhet të merrte role drejtuese.


Ai shtoi se “të gjithë ia kishin frikë” për mundësinë e gabimit, drejtuesit në stacionit në Larisa.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Kishit frikë prej tij, u kishit thënë të tjerëve që të kujdeseshin për 59-vjeçarin?

Specialisti: Jo vetëm unë, të gjithë e kishin frikë…

Pyetje: Pse?

Specialisti: Ishte pak joserioz.

Pyetje: Dhe si e vendosën në një pozicion kaq të përgjegjshëm?

Specialisti: Unë kërkova llogari, bërtita, por askush nuk më dëgjoi…


Pyetje: Gjithçka gabim?

Specialisti: Gjithçka gabim. Nuk ka sesi drejtori i stacionit të mos e kishte harruar çelësin. Ai nuk mund të gënjejë se nuk e ka harruar, por e ka harruar të bëjë ndryshimin e shinave…

Pyetje: Si ndodhi saktësisht kjo?

Specialisti: Harroi ta kthente në vend, diagonalen, po ta kthente në vijë të drejtë, treni shkonte drejt. Nuk e ktheu, harroi ta kthente. Kjo është e sigurt. Ai mund të thotë çfarë të dojë, por gjithçka është regjistruar…

Lini një Përgjigje