Vëllai i Adem Jasharit në Kuvend: Bashkohuni, të ndahemi përgjithmonë nga Serbia

6 Mars 2023, 20:27Rajoni TEMA

Vëllai i Adem Jasharit në Kuvend: Bashkohuni, të ndahemi

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jasharit, në 25-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ftuar spektrin politik që të jetë i bashkuar.

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, Jashari u bëri thirrje deputetëve që të jenë të bashkuar përballë Serbisë, e më pas të merren me çështje të tjera, shkruan KosovaPress.

“I përshëndes të gjithë, duke i falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë e bijat tona. Ne kemi arritur sot këtu, jemi tubuar të lirë t’i qajmë hallet së bashku njëri me tjetrin. I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, veteranët, invalidët, familjarët e personave të zhdukur, të gjithë juve këtu.

Ju uroj shëndet, lavdi e nder të gjithë atyre që ranë. Këtu është Kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e vendit dhe të shtetit. Ju kisha sugjeruar që të jeni të një gjuhe dhe të një qëndrimi dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara. Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia e pastaj kemi kohë të merremi më të tjerat”, tha Jashari.

4 Komente

  1. A
    Avni Rustemi.

    Fjalim i denje per Kuvend Burrash, po a eshte ai Kuvendi qe te degjon?

    1. R
      Rrofsh Bace . Fjale E Mencur

      Bashkimi ,corodit Politiken serbe prandaj duhet perdorur menjiher nga te dy Qeverrite bashkimi

      1. P
        Pordhe me rigone....

        Te dhjefsha mustaket o jashar turku......

        1. F
          Fatosi-kosove

          Po baca Rifat duhet te ishte ashtu siq thua ti, por ama ata qe i ke afer e veqmas mender presednike osmanka a e d'in ti se eshte e bija e atij qe familja juaj e veqmas dy vllezerit tuj Kane luftuar kunder tij, prandaj une si bashkluftetar i Ademit dhe Hamzes dhe si ish luftetar i uçk-s ndihem i poshtruar me pranine e saj ne kete salle dhe me dhemb shpirti sikur diten kur kam marre dhjetra predha te shkaut ne trup kur shof se sot ajo e perdale kinse te dekoron Ty, me behet sikur millosheviqi dekoron vet Adem Jasharin, si shqiptar ndihem i turperuar sot por edhe bindur se klika qe sot qeverise kosoven e keqperdor kete dite dhe veqmas familjen tuaj siq e keqperdoren bashk me kurrcin thirrjen per vetqeverisje dhe bashkim me Shqiperine qe ne fakte po e shef edhe ti i dashur se veqse nuk eshte zyrtarizuar bashkim vllaznimi i dikurshem per te cilin baba i mender presednike osmankes ka dhunuar qindra e minéral shqiptar, pra nuk e kam te qarte ti po n'a fton te bashkohemi kunde ksaj klike apo rreth tyre per ta festuar brastvo jedinstvo-n e osmankes !

          Lini një Përgjigje