Brnabiç: Vuçiç ‘luftoi’ që Perëndimi të thotë se marrëveshja s’ka të bëjë me njohjen, por me normalizimin

6 Mars 2023, 13:00Rajoni TEMA

Brnabiç: Vuçiç ‘luftoi’ që Perëndimi

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç në një intervistë për median serbe “Happy TV”, tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka “luftuar” që komuniteti ndërkombëtar të tërhiqet nga kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa shtoi se ai “fitoi” Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Kjo është arma dhe mjeti ynë në duart tona, të cilin ne e mbajmë, pasi ata nuk do të formojnë Asociacionin. Dhe meqenëse është pika e parë e rendit të ditës, ende nuk ka gjetur zbatim. Vuçiç luftoi që BE-ja dhe SHBA-ja të thonë sot se marrëveshja nuk ka të bëjë me njohje, por me normalizim”, tha Brnabiç.

Ajo përmendi edhe ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, duke e kujtuar formulimin e tij se “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është një lak rreth qafës së Kosovës”, transmeton një ndër mediat e pakta në gjuhën serbe në Kosovë “Kosovo-Online”.


“Ata sot nuk mund t’i shpëtojnë Asociacionit, as ndërmjetësuesit evropianë – as Brukseli, e as Uashingtoni. Dhe ata nuk duan, pasi besueshmëria e tyre është në rrezik. E as Prishtina nuk mund të shpëtojë. Dhe këtu mund të shihen aftësitë politike të Aleksandër Vuçiç-it”, shtoi Brnabiç.

Në takimin e nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, u arrit një dakordim që Kosova dhe Serbia të zhvillojnë një proces negociator mbi bazën e 11 pikave të atij që quhet tash zyrtarisht “Marrëveshja për rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Marrëveshja do të përmbajë edhe një Aneks që synon të sigurojë zbatimin e të gjitha dispozitave të saj. Aneksi ka mbetur që të negociohet. Në momentin që ka pajtim për Aneksin, i gjithë instrumenti, Preambula, 11 nenet dhe dispozitat për implementimin mund të nënshkruhen.

Po ashtu një dakordim u arrit që të vazhdohet me diplomaci fluturuese të Emisarit Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në Prishtinë dhe Beograd për të shqyrtuar Aneks-dokumentin e zbatimit të Marrëveshjes që në fund pritet të përbëjë një dokument të njësuar.

Në asnjërën nga 11 nenet e saj nuk parashihet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, por me nenin 7 dhe 10 parashihet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe status special për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë.

5 Komente

  1. T
    Taku

    Pupupu....ku eshte ai Pablo Escobari??? O Pablo o xhan ....te isha ne vendin tend do isha hedhur ne det nga turpi i zi. Me e bo veten me te fut gishtin edhe me te sjell verdall kjo lloj fare...pupupupu

    1. G
      Genti

      Kjo deklarata e Bërnabiç është "të lash mutin me shurrë" dhe thjesht për ti mbyllur gojën serbëve në veri të Kosovës dhe atyre në Serbi duke ju shitur Asociacionin si arritje të madhe ndërkohë që do jetë vetëm një organizëm vetadministrimi me kompetenca lokale dhe asgjë më shumë. Ajo që duhet të thotë Bërnabiç ështe se Kosova njihet defacto nga Serbia pasi do i njihen simbolet shtetërore, dokumentet, sovraniteti etj. Shkurt Kosova ka fituar realisht atë që se kishte menduar në kaq pak kohë.

      1. A
        AX

        Sa kohe PaqeSllav Lajçak te ndermjetesoje si ishstudent i dekoruar dhe ekselent i FSB dhe GRU https://english.mgimo.ru/news/lajcak , ta gezojme Associacionin, Republika Srbska, Crime dhe Donbas ne zemer te evropes! Tipat si Macron, Orban etj po aq Turp per evropianet sa dhe Putin!

        1. F
          Flamur Syruga

          I vetmi krijese kurrizore ,zvarranike psikopat ,jane rusoserbet.E lexoni se me cfare paturpesie po pullet kjo lejzberke?ka ndonje qe ta besoj per genjeshtren,,intrigen te cilen tenton ta bej besuese.Eshte per te ardhur keq se si jane krijuar keto arbuter,pa karakter pa moral njerezor.Them se ky eshte karakteri rusoserb i trasheguar nga lindja nga gjeni egersire.tek keta bindja logjika karaketri i forte me bindje faktike nuk fitohet as edhe me shkollim edukate universitare.Europa nuk eshte me e mire se kjo jane nje e te pandare ne dallaveret dhe pazaret per aneksime ,luftera viktima masakra.Kur do ndergjegjesohet europa kurve ,kur do ti vrasi loti krimet e popullit tone ne shekuj nga kjo race hienash..kesaj europe ?

          1. M
            Miku yt.

            I dashur Flamur. Rracizmi nuk te ben njeri me te mire. Mire me rracen, po me lezbike cke? Lezbiket dhe gejte nuk kane te bejne me rracen sepse kane te bejne me hormonet. Hormonet si shejtane qe jane infektojne edhe shqiptaret...Kujdes ketu se po na i ben edhe gejte dhe lezbiket shqiptare, armik te Kosoves...Ne kete bote kerkohet tru per te mposhtur armikun dhe kundershtarin dhe jo urrejtje miopi. Kerkoen aleate kurse ti me daljen kundra Evropes, ndihmon serbin te na fuse thiken ne zemer! Kujdes i dashur mik dhe mos i lere ndjenjat ektreme te dalin ne siperfaqe. Mundohu te vetkontrollohesh, sepse ne te kundert na turperon edhe Albinin qe ka ndryshuar shume kohet e fundit. Faleminderit!

            Lini një Përgjigje