"Derisa vdekja të na ndajë..." Historitë tragjike të çifteve që u ndanë prej aksidentit tragjik në Greqi

5 Mars 2023, 17:01Rajoni TEMA

"Derisa vdekja të na ndajë..." Historitë tragjike

Dhjetëra familje janë pikëlluar nga humbja e të dashurve te tyre, kryesisht të rinj, nga përplasja vdekjeprurëse e trenave në Larisa.

Dhimbja është e papërshkrueshme, prindërit qëndrojnë të pangushëlluar para arkivolit të fëmijëve të tyre.

Por në këtë ngjarje të trishtë janë edhe çiftet, të cilët humbën papritur njerëzit me të cilët mendonin se do të kalonin pjesën tjetër të jetës.

Në mënyrën e tyre, ata që humbën mbështetjen donin t'i jepnin lamtumirën me mesazhe zemërthyese në rrjetet sociale.

Disa nga historitë e çifteve që i ndau vdekja:

Athina Katsara nga Katerini ishte duke hipur në trenin fatkeq me bashkëshortin e saj. Pak para përplasjes çifti nuk ishin bashkë, pasi bashkëshorti i saj ndodhej në tualetin e karrocës. Ajo po trajtohet në spitalin e Larisës, ndërsa bashkëshorti i saj humbi jetën. Të dy ishin prindër të një fëmije dy vjeç. Ata u martuan në vitin 2019.

Dimitris Massalis, ishte drejtuesi i trenit Intercity 62 i cili humbi jetën në çast nga përplasja e rëndë në Tempi.

Partnerja e tij, Katerina, nuk mund ta besojë që partneri i saj ‘iku’ kaq shpejt.

“Ti do të jesh gjithmonë drejtuesi i zemrës sime. Të dua shumë. Shumë i dashur, burri im, partneri im, shoku im më i mirë. Udhët të mbarë Dimitrakis im...”, ka shkruar partnerja e 32-vjeçarit me një foto në krahët e njëri-tjetrit.

“Në udhëtimin tënd më të rëndësishëm nuk më morët me vete”, shkruan në postimin e tij partneri i Anastasia Adamidou, vetëm 24 vjeçe, e cila humbi në përplasjen fatale.

E reja e cila ishte duke hipur në vagonin e tretë të trenit të pasagjerëve, së fundi kishte mbaruar shkollën stomatologjike të AUTH-së dhe po vazhdonte studimet për të siguruar masterin.

“Mirupafshim zemra ime. Të puth dhe të pres në krahët e mi çdo natë, është e jotja siç u përgjigja kur më pyete. Të dua përgjithmonë!”, ka shkruar partneri i saj.

Lini një Përgjigje