
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Serbia do të përballet me presione të vështira, raporton “Tanjug”. Vuçiç është pyetur nga një gazetar në lidhje me kërkesën e deputetëve të “Alternativës për Gjermaninë në Bundestag të Gjermanisë, që kërkojnë që Gjermania ta tërheqë njohjen e Kosovës”.
Vuçiqi ka thënë se nuk është reale kjo, pasi që Gjermaninë e udhëheq Qeveria e Olaf Scholzit. Vuçiç, si zakonisht, ka paralajmëruar “presione të vështira për Serbinë”.
“Por, ne sigurisht do të përballemi me presione të vështira. Ka pasur shumë të pavërteta e gënjeshtra ditëve të fundit, pasi shumë ishin të zemëruar dhe po shpresonin që unë do të firmosi diçka dhe të mund të thonin se Serbia ka humbur.
Por, ata kurrë nuk kanë qenë të shqetësuar për Serbinë, por për kolltukët e tyre dhe arkat e plota të cilat nuk i meritojnë”, ka thënë Vuçiq për gazetarët nga Doha.
Vuçiç ka thënë se situata sot është më ndryshe e se “27 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës” në kohën e tij. Ai është pyetur edhe për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se “Vuçiç flet vetëm për Asociacionin”.
“Unë kam problem në të folur, ka të drejtë Kurti, qëndroj pas të drejtës ndërkombëtare, qëndroj prapa Kartës së OKB-së dhe i përmbahem marrëveshjeve të nënshkruara”, tha Vuçiç.
Presidenti i Serbisë ka folur edhe në lidhje me akuzat nga Rusia se Serbia ka dërguar armë në Ukrainë.
“Nuk kemi shitur asnjë armë, mjet apo municion as Rusisë e as Ukrainës. Ne kemi edhe autorizimin ‘përdoruesi i fundit’ dhe vetëm eksportojmë tek ata”, tha Vuçiç.
Duke iu përgjigjur akuzave se bëhet eksporti nëpërmjet Turqisë, ai tha se marrëveshjet janë që nuk mund të dërgohet municioni në vende tjera pa pëlqimin e Serbisë.
Plotika rusoserbe kurr ne historine e vet,nuk ka qen serioze dhe as e sinqerte,Keti populli me shpirt qe realizojne vrasje,masakra ,gjenocid nuk u besohet.Ate qe e kane tentuar per terheqjen e njohjes te qeverise gjermane,e dijn me se miri shteti gjerman.Per ne kjo nuk eshte ndonje veti e re,sepse bisha sllave gjithmone e praktikon hedhjen e gurit dhe fshehjen e dores.Kete veprim qe keta e kan bere ,eshte veprimi me i lehte i mundshem ne krahasim me bemat e ketyre gjelateve dhe mos pranimin e tyre.Kur kulcedra rusoserbe e thote se do ndeshet me presione te botes perparimtare.aludon tek viti 1999 kur Nato i dha shperblimin e merituar dhe e shpetoj kombin tone nga nje fshese cfarosese nga nje gjenocid i bere ashtu sic eshte ber me izraelitet.Po te jete e bindur bota perparimtare se keto jane lakejt e kasapit milloshevic duhet edhe nji here ta dekorojne ashtu si e meritojne ,se keto nuk permiresohen dhe nuk marrin mesim nga forca me force.