Zv.kryeministri i Kosovës flet për mediat greke: Ka ardhur koha që Greqia të njohë pavarësinë tonë

5 Mars 2023, 13:07Rajoni TEMA

Zv.kryeministri i Kosovës flet për mediat greke: Ka ardhur koha

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë qëndrimit të tij në Greqi ka dhënë një intervsitë për median ''Kathimerini'', ku ka folur mbi takimet e tij me zyrtarët grekë, mes tyre edhe me ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias.


Bislimi gjatë intervistës përcolli mesazhin se Greqia duhet të vazhdojë në hapin vendimtar të njohjes së Kosovës duke përfituar nga momenti i krijuar nga takimi i Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne do të donim të forconim miqësinë tonë me Athinën dhe kemi treguar durim duke kontribuar në këtë marrëdhënie edhe kur njohja nuk ishte në tryezë.

Tani që Serbia është angazhuar praktikisht për të njohur Kosovën dhe ngadalë po kupton se është më e mira edhe për të, Athina duhet të përfitojë nga ky momentum për të ndërmarrë hapin vendimtar dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Bislimi.


Ai u përgjigj edhe për shqetësimet e shprehura lidhur me efektet që mund të sjellë njohja e Kosovës nga Greqia, sa i takon çështjes së Qipros, duke theksuar se rasti i Kosovës nuk kishte asnjë lidhje me këtë çështje.

“Është në interesin e Qipros që të bëjë sa më shumë që të jetë e mundur për të shmangur këto paralele”, thekson ai.


Lidhur me kursin evropian të Kosovës, pas aplikimit të fundit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Bislimi i cili është edhe përgjegjës për integrimin evropian thotë se ajo që pret është që asnjë vend të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, gjë që edhe vetë Serbia tashmë ka rënë dakord.

3 Komente

  1. E
    Erdogan

    Dacord jemi per njohjen nga Greqia e Kosovistanit nga pushtuesit Sllavet ne Ilyri dhe Epir. Perpara duhet te hiqni dore nga Influenca Turke ne Ilyri,Epir (Te Veriut dhe te Jugut) me pretendimin se popullsia Came e Thesprotise eshte victime e Greqise dhe jo e Barbareve Osmane. Kur te cliroheni nga Turqia dhe te permbushni endren e Kaurreve te Derrit dhe luften Heroike te Jeorgios Kastriotis atehere do jete mire edhe per you Genitceret e turqizuar dhe per Ne qe jemi Pakice ne Vorio Epir. Kur do hiqni dore nga Turqia apo fashistet e Romes dhe te Nderoni figuren e Pirros dhe qindra mijera Epirote te cilet luftuan per te cliruar Magna Grecian atehere do jete Mire edhe per you zoti Bislimi. Atehere nuk do kemi probleme me “Ndarjen” e Ujerave apo Pasurite e popullit kaq te vuajture Cam te Thesprotise. Kur te reagoni per kthimin e Agia Sofia’s te ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D nje Xhami do jete Nder dhe Lavdi per Ne te bashkuar.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marko Polo

      Prej 5 shteteve të BE që kanë mbetur pa e njohur Kosovën, duket se Greqia është më afër njohjes. Nëse arrihet marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë, njohja do të ndodhë shpejtë. Pa njohjen e Kosovës Greqia është në deficit me ndikimin në Ballkan në krahasim me Turqinë. Kjo për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera të Turqisë me Serbinë. Turqia është investuese e madhe në Serbi kurse Greqia jo.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pellazgu

        E pse ta njohi? Kosovaret e urrejne Greqine dhe Greket pa lidhje. As Çamet nuk e urrejne Greqine pertej indinjates dhe asaj qe kerkojne. Nje shtet qe mbahet me paterica dhe terhiqet prej hundesh nga Turqia.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje