Gjermania thirrje Kurtit dhe Vuçiç: Duhet të gjeni kompromis edhe pse është e vështirë! Duhet të ecni drejt BE-së

7 Mars 2023, 14:10Rajoni TEMA

Gjermania thirrje Kurtit dhe Vuçiç: Duhet të gjeni kompromis

Ambasadorja e Gjermanisë në Beograd, Anke Konrad ka thënë se Gjermania u ka bërë sërish thirrje Kosovës e Serbisë për kompromis. Ajo është shprehur që dy palët duhet të gjejnë një kompromis për të ecur drejt BE-së.

 “Unë nuk mendoj se dikush do të thotë – nëse nuk tregoni rezultate deri më 18 mars se është fundi. Nuk është. Ne kemi punuar në diskrecionin e normalizimit të marrëdhënieve për një kohë shumë të gjatë, veçanërisht në disa të fundit.

Ne jemi duke u përpjekur të tregojmë realisht se normalizimi mund të arrihet dhe shpresojmë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve të gjejnë një kompromis. Është e qartë se është e vështirë, por të gjejmë një marrëveshje, një kompromis dhe të ecim përpara drejt BE-së”, tha ajo për Tanjug.

Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.

Bashkimi Evropian pas takimit të 27 shkurtit, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan për një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi, por nuk pati nënshkrim dokumenti për shkak të mospajtimeve për zbatimin e saj, gjë që do të kërkojë më shumë bisedime.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç priten të takohen sërish më 18 mars në Ohër. Në takimin e tyre në Bruksel  ata ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritën të hënën në Bruksel udhëheqësit e këtyre dy vendeve.

Propopozim-marrëveshja që u bë publike pas takimit, përfshin zotimin e palëve për t'i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Marrëveshjet e deritashme përfshijnë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë. Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa Vuçiç insiston në themelimin e tij. Pas takimit, Kurti konfirmoi se palët kanë rënë dakord për përmbajtjen e propozimit evropian.

 

1 Komente

  1. E
    Eri

    A kanë serbët asociacion në Kroaci? A kanë serbët asociacion në Seged të Hungarisë? A kanë serbët asociacion në Timishuarë të Rumanisë? A kanë hungarezët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë? A kanë hungarezët asociacion në Rumani? A kanë boshnjakët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë? A kanë austriakët asociacion në Itali? A kanë turqit asociacion në Greqi dhe anasjelltas? A kanë turqit asociacion në Bullgari?

    Lini një Përgjigje