Mediat greke: Biznesmeni urdhëron 3 burra t’i hedhin gruan shtatzënë në liqenin e Janinës

8 Mars 2023, 11:56Rajoni TEMA

Mediat greke: Biznesmeni urdhëron 3 burra t’i hedhin gruan

Mediat greke kanë publikuar rastin e një biznesmeni në Janinë, i cili ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij shtatzënë.

Biznesmeni, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ka urdhëruar tre persona që të hedhin në liqenin e Janinës bashkëshorten 31-vjeçare.

Kjo ndodhi pas mosmarrëveshjeve në çift dhe kërkesës së gruas për t’u divorcuar. Pas kërkesës së 31-vjeçares, biznesmeni i ka kërkuar një takimi sqarimi dhe ka shkuar aty i shoqëruar nga tre persona të tjerë.

Biznesmeniu urdhëroi shoqëruesit ta hidhnin gruan shtatzënë në liqen. Ata e hodhën disa metra larg bregut, e lanë aty dhe u larguan. Gruaja mundi të dilte me not dhe të shpëtonte.

“Më hodhën në liqen, do të më vrasin, ejani shpejt se kam ftohtë”, kanë qenë fjalët e 31-vjeçares drejtuar policisë.

Ajo u dërgua në spital me hipotermi, mavijosje në shpatullën e majtë, gjunjë, pëllëmbën e djathtë dhe krahun e majtë.  Aty iu mjekuan plagët, iu nënshtrua analizave dhe u shtrua në spital për dhjetë ditë.

Mediat greke e cilësuan biznesmenin si Ali Pashën, për gjestin që ai bëri ndaj bashkëshortes së tij.

5 Komente

  1. M
    Moisi Golemi

    Grek hesapi. Arrixhinj Anadolli.

    1. A
      Ali pashe xhelati

      Mos more,por ti mo Selman biri nenes ke te qaj mepare?

      1. S
        Shkodrani

        Pikerisht!!!

      2. G
        Grekgjarper

        Dava jevgjitesh

        1. A
          Andreas

          Histori e 7 viteve me pare! Ju komentuesit siper, beni pak llogarite se sa femra kane vrare ieniçeret shqiptare ne keto shtate vite, pastaj hajdeni per te komentuar nje rast te tille, pa pasoje vdekje.

          Lini një Përgjigje