Kurti për takimin që do mbahet në Ohër: Po përgatitemi për marrëveshjen! Isha gati të nënshkruaja në Bruksel, Vuçiç nuk pranoi

8 Mars 2023, 15:55Rajoni TEMA

Kurti për takimin që do mbahet në Ohër: Po përgatitemi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur mbi takimin që pritet të mbahet në Ohër me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në 18 mars.

Kurti tha për mediat e Kosovës se përgatitjet po vazhdonin me qëllimin për të qenë efikase dhe gjithëpërfshirëse.


“Do të vazhdojmë përgatitjet për takimin e 18 marsit dhe të shohim se si do të mund t’ia bashkëngjisim propozimit edhe planin e mirëfilltë të zbatimit që duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja edhe efikasiteti”- u shpreh Kurti.

Kurti më tej, zbuloi edhe detaje nga takimi i 27 shkurtit me Vuçiç në Bruksel, duke zbuluar se kishte qenë i gatshëm të nënshkruante marëveshjen edhe në 27 shkurt por presidenti i Serbisë, nuk kishte pranuar.

Ai tha se fakti që nuk u nënshkrua marrëveshja në Brsukel është dëm por tha se për këtë gjë duhej pyetur Vuçiç dhe ndërmjetësuesit.

 “Unë isha i gatshëm të nënshkruaj kur ishim në Bruksel, andaj ju e kuptoni që për marrëveshje duhen dy palë.

Është dëm që teksti i dakorduar tashmë nuk është nënshkruar më 27 shkurt. Pse s’ka nënshkrime, besoj përgjigjen duhet ta kërkoni tek të tjerët”, ka theksuar Kurti.


Kreu i ekzekutivit në Kosovë, nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth marrëveshjes të cilën pritet të nënshkruajë me Vuçiç.

Por deri më tani, dy liderët, kanë rënë dakord për planin franko-gjerman, pavarësisht se ende nuk është nënshkruar. 

Në takimin e tyre në Bruksel  ata ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritën të hënën në Bruksel udhëheqësit e këtyre dy vendeve.

8 Komente

  1. K
    KO

    Eshte pune e rradhes se qershive...

    1. D
      Deli

      A kanë serbët asociacion në Kroaci? A kanë serbët asociacion në Seged të Hungarisë? A kanë serbët asociacion në Timishuarë të Rumanisë? A kanë hungarezët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë? A kanë boshnjakët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë? A kanë bullgarët asociacion në Serbi, Maqedoni, Greqi? A kane hungarezet associacion ne Rumani? A kanë austriakët asociacion në Itali? A kanë turqit asociacion në Greqi dhe anasjelltas? A kanë turqit asociacion në Bullgari? A kane shqiptaret asociacion ne Serbi? www.youtube.com/watch?v=cN2gy4iKdLI

    2. T
      Trapi

      Ky derdimen nuk kuptohet se cka ne koke. Gjithmone gabon kur flet. Duke vrapuar ne gare me vehtveten, bytha i ka dale para kokes. Mendon qe te nenshkraje, kur nuk di se cdo nenshkruaje. Nenshkrimi or derdimen nuk eshte qellim me vehte. Po qe se ka nje dokument te qarte se cdo nenshkruaje, pse sna e thote ne se cdo nenshkruaje?! Eshte nje ndryshim kolosal ne mentalitetin e Kurtit. Nga nje person kunder firmave, sot ka rene ne dashuri me firmat. Kur te firmos ne fund do pyes: A keni gje tjeter per te firmosur?! Vallai nuk kuptoj "ku fle lepuri"....

      1. G
        Goni

        A kanë serbët asociacion në Kroaci? A kanë serbët asociacion në Seged të Hungarisë? A kanë serbët asociacion në Timishuarë të Rumanisë? A kanë hungarezët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë? A kanë boshnjakët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë? A kanë bullgarët asociacion në Serbi, Maqedoni, Greqi? A kane hungarezet associacion ne Rumani? A kanë austriakët asociacion në Itali? A kanë turqit asociacion në Greqi dhe anasjelltas? A kanë turqit asociacion në Bullgari? A kane shqiptaret asociacion ne Serbi? www.youtube.com/watch?v=cN2gy4iKdLI

      2. F
        Fatosi-kosove

        Mir qe detaje nuk na jep kurrci po sa kravata do ti marresh ne Oher, sa kemisha poashtu, se sa per qershite ti jo vetem i ke pshurre dhe hanger por edhe i ke DH......, E i je hanger, e mira eshte se meqe je i detyruar ti ndash me mender presednike osmanken dyshoj se ti je i uritur akoma dhe nje zot e di se Ku do ndalesh duke firmosur ti, kurse probatimi i osmankes vuqiqi po prêt qe ti te firmos e pastaj ai dhe osmanka dekretojne, ne fund te fundit tash e ke kuptuar se ske asnje pushtet je i detyruar ta hash ate qe ban osmanka dhe vuqiqi, lepij buzet allbin deshte sdeshte ske çare.

        1. G
          Genti

          Vuçiçi nuk e nënshkroi pasi Kurti nxirrte bishta për Adociacionin. Dhe Kurti thotë që se nënshkroi Vuçiç. Në Ohër do nënshkruhet marrveshja që nënkupton Asociacionin dhe normalizimin e mardhënieve sipas një kalendari të përcaktuar mirë. BE dhe SHBA i ka kapur për veshi të dy shtetarët që të nënshkruajnë përndryshe kush pengon marrveshjen do ndëshkohet. Kurti nuk guxon ta mo nënshkruaj e të bëjë një gabim të tillë që do ishte vetvrasje politike për të dhe tradhëti ndaj Kosovës.

          1. D
            Dardan

            Legen, mburravec, i pabese, bastard! ja kujt ia dhate votat o koqevare!

            1. e
              emigranti

              Z. Kurti mos na zhgenje. C'eshte ky entusiazem ne firmosjen sa me pare te 2 problemeve me te debatueshme, asosacionit dhe kishes serbe. Besoj se te pakten nuk behet fjale per asosacionin me te drejta ekzekutive dhe per kishen serbe jo modelin e Malit te Zi. Patjeter qe ne jemi te interesuar per marreveshje me serbet, ndoshta me shume se ata, por jo marreveshje ku te humbim sovranitetin ne nje te katerten e vendit vetem nepermjet asosacionit monoetnik ( posacerisht vetem per serbet ), shto ketu edhe kishat e manastiret serbe qe do te mbijne si cibane te huaj ne token shqiptare te cilat ne te ardhmen do te jene piketat e forta ku do te mbeshtetet minoriteti serb per ekspansion fillimisht ne Kosove duke u zgjeruar vazhdimisht ne trojet shqiptare, sic kane bere nder vite. Pastaj mos harro se behet fjale per nje shtet ( serb ) qe sillet si i viktimizuar, nderkohe qe eshte shteti pergjegjes per masakrat dhe genocidin ndaj Kosoves. Do te thoni qe ma kerkojne miqte ( per interesat e tyre te shfaqura pas luftes ne Ukraine ). Kurre mos harroni qe jeni ne ate pozicion per te mbrojtur interesat e Kosoves ne radhe te pare, nderkohe qe nuk keni pse te prisheni me miqte, nese jane te tille qe nuk duhet ti bejne dhurata Serbise troje shqiptare se keshtu mund ta terheqin ate dhe ta largojne nga ndikimi rus, gje qe ka pak mundesi te ndodhe. Ne mungese te njohjes nga Serbia, te pakten mos u trego kaq entusiazt dhe nepermjet presionit siguro njohjen nga 5 vendet europiane qe nuk e kane njohur akoma Kosoven.

              Lini një Përgjigje