Ali Ahmeti fjalë zemre për Ramën: I lumtur për Shqipërinë, bravo Edi! Liderët europianë si asnjëherë më parë po mblidhen nën mburojën e Skënderbeut

16 Maj 2025, 17:19Rajoni TEMA
Ali Ahmeti fjalë zemre për Ramën: I lumtur për

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka shkruar fjalë zemre për mikun e tij Edi Rama, për organizimin që ai e quan të shkëlqyer të Samitit të Komunitetit Politik Europian, ku 47 liderë të BE janë mbledhur si asnjëherë më parë në Tiranë.

Sipas tij, për Shqipërinë dhe shqiptarët po vijnë ditë të mira sepse Edi Rama ka mundur të sjellë në kryeqytet liderët e të gjitha vendeve të kontinentit të vjetër, të cilët përshkojnë bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe mblidhen nën mburojnë e heroit tonë kombëtar Skënderbeu.

“I lumtur për Shqipërinë dhe shqiptarët teksa shoh liderët e të gjitha vendeve të kontinentit të vjetër, si asnjëherë më parë, duke përshkuar bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe tubohen nën mburojën e më të madhit ndër ne, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Të lumtë Edi, Shqipëria tashmë është yll europian! Uroj punë të mbarë samitit të Komunitetit Politik Europian dhe përgëzoj Shqipërinë për mikpritjen bujare tradicionale dhe organizimin e shkëlqyer. Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti është ndër politikanët shqiptar më të njohur dhe më me ndikim në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi. Në vitet 1988/89 ai ka qenë një nga udhëheqësit e protestave të minatorëve dhe studentëve duke sfiduar seriozisht regjimin e Sllobodan Miloseviçit.

Ai njihet gjithashtu edhe për ndikimin dhe rolin aktiv në ngjarjet e Kosovës. Në vitit ’86 Ali Ahmeti ka pasur rol kryesor ndërlidhjen e Kosovës me Evropën.

Është ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në vitin 1998 kur filloi lufta zgjidhet si nga të parët anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vitin 2001, gjatë luftës në Maqedoni Ali Ahmeti zgjidhet Komandant Suprem dhe përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

7 Komente

  1. Q
    Qofsh i Nderuar Kapedan Ali Ahmeti

    Jemi Nje _Shqiptaria

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasan

      Me te vertet eshte nje lider I shkelqyer Ali Ahmeti

      Përgjigjjuni
      1. A
        Abdylmutalip Dardani

        thjeshte RROCKE e thinjur

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hakiu

          Mire Ali...,shpresoj te çliroj nje dite edi rama,besa edhe "evropa e mbledhur rreth-mburojen e Skenderbeut".edi rama, me shume ka met asimilu se ti ke me i thane vetes Shqiptar,ja lam kohes...evropa,nuk don patriot e shtetar të vertet Shqiptar,po don melez,me i nenshtru e besa edhe asimilu ne nje periudhe afatgjate Shqptaret dhe Shqipnin.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            Mire zotni hakiu, Eshte nje e mire se edhe shqiptaret kan filluar te mendojne ndryshe dhe kan guximin te flasin e te japin ide,por ama i nderuar na thuaj pse zotni Ali Ahmeti e paska gabim te rreshtohet nen mburojen e Skenderbeut dhe si Edi Rama paska me asimilu ma shum! Dhe ketu ste kupton askush se per çfar flet,por nese zotni Ahmeti çenka nga ata qe e paska asimiluar kombin shqiptar ne maqedoni e siq dihet ai tan jeten e tij ka punuar politikisht dhe ka luftuar edhe me arme per te drejtat e shqiptareve siq edhe zotni Rama i ka mbeshtetur be çdo takim kudo ne bote te gjithe ata shqiptar qe kan luftuar per kombin,deshmi e ksaj esvte edhe fakti se Rama cdo her ka zgjedhur edhe shum djem e vajza te deshmuar si ne kosove e maqedoni edhe ne pozitat e ministrave ne qeverine shqiptare,per dallim nga sali berisha qe ka emruar serbin kriminel fazlliq kshilltar apo kur i ban thirrje shqiptareve ta votojne vrasesin grek beleri,apo ne maqedoni gruevskin e micnovskin,e deri te tjeret ne kosove si mbeturina te serbise dhe kunder ish udheheqesve te uçk-s, pra i nderuar me mir se te rreshtohuni ne anen e serbit dhe maqedonit shfrytezoje "menqurine" dhe energjine ne interes te kombit.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Shkembi

            Nderim e ŕespekt per shqiptaret kudo qe jane. Keni ca Abdylaqima aty ne Shkup qe na grisin bythen cdo cast me pordhet e Kurtit pak me ne veri.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sokrat

              Respekt per nje politikan, njeri te mire dhe teper trim, qe i do vecse te miren Shqiperise dhe shqiptareve! Perhere mbeshtet perparimin e Shqiperise dhe gjerat e mira qe behen ketu!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje