Ambasadori i SHBA në NATO që emëroi Trump, aleat politik i PDK

20 Nëntor 2024, 20:31Rajoni TEMA

Ambasadori i SHBA në NATO që emëroi Trump, aleat politik i PDK

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e ka nominuar sot Mattthew Whitaker për ambasador të ShBA-së në NATO.

Whitaker është mik i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Madje, zyrtar amerikan në vitin 2019 kishte ardhur në Kosovë për disa ditë për të përkrahur në fushatën zgjedhor Kadri Veslin.

Në një tubim në Gjilan, Whitaker e kishte vlerësuar lartë figurën e Kadri Veselit, duke thënë se është personi i duhur për Kosovën dhe I vetmi që ka forcën ta luftojë korrupsionin.

Këto zgjedhje në Kosovë kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, dhe Kadri Veseli është i duhuri që e lufton korrupsionin. Ai është kandidati më i fortë kundër korrupsionit sepse ka angazhim të dëshmuar. Ai tashmë ka vepruar duke pastruar oborrin e shtëpisë së tij”, kishte thënë ai.

Madje, Whitaker e kishte krahasuar Veselin me Donald Trump.

Njerëzit në krejt botën janë të lodhur nga politikanët që thonë një gjë dhe bëjnë diçka tjetër. Kjo e bënë unik Donald Trumpin, por edhe Kadri Veselin në mënyrën e tij”, kishte thënë ai në një intervistë në Klan Kosova.

2 Komente

  1. E
    Emerimi asht "fitore" per Kurtin dhe VV

    Tani e ka te sigurte Kurti qe do futet mot ne NATO, po e la Vucic, kuptohet!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dielli do ndricon Kosoven perseri

      Ne shkurt 2025 clirimtaret kthehen te lire nga Haga ne Prishtine. Kesaj here ata do ta clirojne Kosoven nka Kurti dhe klani i tij i VV. Territoret do shkembehen dhe Kosova i bashkohet Shqiperise deri ne 2027.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje