Disa posterë me ngjyrat e flamurit serb e nën mbishkrimin “Po vijmë për Krishtlindje” janë shfaqur të martën nëpër lokacione e objekte të ndryshme në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – kanë raportuar mediat lokale më 19 nëntor.
Policia e Kosovës ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se, pas konsultimit me prokurorin, është vendosur që ky rast të mos hetohet. Policia e Kosovës ka ndaluar disa persona në të kaluarën duke ngjitur pamflete të këtij karakteri, përfshirë mesazhe e posterë dedikuar kryesve të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.
Në katër komunat veriore të Kosovës, mesazhe misterioze janë hasur edhe në të kaluarën. Në këtë zonë të trazuar janë shpërndarë edhe posterë kërcënues e luftënxitës nën mesazhin “komandant suprem, jemi duke të pritur”, dedikuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, krahas atyre “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Veriu i Kosovës gjatë dy vjetëve të fundit është përfshirë nga tensione të larta për shkak të përpjekjeve të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti për ta shtrirë autoritetin në atë pjesën e vendit të banuar me shumicë serbe.
Disa nga masat e ndërmarra në këtë drejtim janë: mbyllja e institucioneve të Serbisë në Kosovë, heqja e dinarit serb dhe ndalimi i targave serbe për qytetet në Kosovë.
Bashkësia ndërkombëtare i ka kritikuar disa nga këto veprime të qeverisë së Kosovës, duke argumentuar se hapat “të pakoordinuar dhe të njëanshëm” mund të rrisin tensionet në terren.
Or koqevara ata kane flamurin e shtetit te tyre eshte e drejta e tyre ta mbajne , po ju gjithmone per sher jeni , o koqevarat e Vet Fundosjes e keni me thene ndonje fjale per deklareten e Binit per ghuhen Shqipe ne Maqedoni .
jo bre, ne ju themi bujrem
O injorant, e lexove gjithe shkrimin apo vetem titullin? Sepse ju patronazhistat jeni te vdekur nga trute.
Po pergjigjen qe i kishin dhene a e lexove or Ben djali qe me ligj ishte shkruajtur e zeze mbi te bardhe cfare thoshte ligji ...
MIRSETEVINI NE TOKEN DHE KISHAT E MONASTIRET TUAJA ,,TE DASHUR VELLEZER ORTHODHOKS ,,,