Çanak: Serbia praktikisht e njohu Republikën e Kosovës

31 Gusht 2022, 14:02Rajoni TEMA

Çanak: Serbia praktikisht e njohu Republikën e Kosovës

Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Canak, ka thënë se Serbia me njohjen e dokumenteve të identitetit të Kosovës, praktikisht e ka njohur Republikën e Kosovës dhe sovranitetin e saj thelbësor mbi atë territor.

Vendimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të njohur dokumentet e Kosovës, shtoi Çanak, është një “lëvizje korrekte e detyruar”.

Çanak theksoi për agjencinë Beta se ka kohë që është e qartë, që nga viti 1999, se udhëheqja e Republikës së Serbisë do të bëjë gjithçka, përveçse “të pranojë se e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

“Burimi i tensioneve në Ballkan vështirë se është i qëndrueshëm në terma afatgjatë dhe ishte plotësisht e qartë se do të bëhej një marrëveshje e qëndrueshme me Kosovën. Meqenëse pala kosovare insistonte në konceptin e reciprocitetit, ishte e pritshme që Serbia të duhej të njihte dokumentet e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

I pyetur nëse presidenti Vuçiç do t’i njohë edhe targat RKS, Çanak shtoi se nuk ka dallim në mes të njohjes së letërnjoftimeve dhe targave dhe se është logjike që qeveria t’i njohë targat RKS.

“Meqë Rubikon është kapërcyer, është çështje kohe që të njihen edhe targat RKS. Pres gjithashtu që targat KM të mos ndalohen, gjë që do ta dëmtojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ashtu si Vuçiçin e lëndojnë letërnjoftimet e Kosovës, po ashtu edhe Kurti do të lëndohet nga targat serbe”, tha ai.

Çanak tha se njohja e pavarësisë së Kosovës ul tensionet në Ballkan “të cilat janë të nevojshme për Kremlinin në këtë moment”.

2 Komente

  1. A
    Agim Shkembi.

    Eshte e vertete qe Kurti dhe Vuciq po luajne te njejten loje. Te ndodhur nen trysnine perendimore ata jane te detyruar qe Vuciqi te pranoje mevetesine e Kosoves dhe Kurti te pranoje pushtetin serb ne Mitrovice dhe kudo ku ka serbe qe praktikisht shprehet ne kerkesen e Serbise per asociacionin. Ne kete kuptim nuk kemi terheqje te Vuciqit por te Kurtit. Vuciqi po zhvillonte bisedimet me Thacin nen moton e "shkembimit te territoreve" dhe Albini e kundershtoi sepse Vuciqi nderoi mendje. Tashme Vuciqit i erdhen ment mbrapa dhe po e udhezon Kurtin te luajne me asociacionin qe ne thelbeshte zgjidhje me e keqe se "shkembimi i territoreve"...Kurti hiqet sikur eshte "koke me vehte" por ne thelb ai thjeshte eshte nje shtojce e politikes serbe. Kjo eshte arsyeja se pse perendimi vitin e fundit ka perqendruar "trysnine" ndaj Serbise, sepse Kurti vepron sipas udhezimeve te Vuciqit. Per ne te rroje Amerika se te ishte per Kurtin ...

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luli

      Kurti nuk eshte leve serbe, po ti kur nuk i spjegon dot gjerat, i quan tradheti. Serbia nuk e njeh kosovsn pa marre dicka si shperblim. Ka pas nje ide per shkembim teritoresh, cka do u jepte fund mosmarreveshjeve kosove-serbi. Kurti

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje