
Vendet e Ballkanit Perëndimor rrezikohen nga destabiliteti për shkak të luftës në Ukrainë dhe gjithashtu ndasive të reja që kërcënojnë bllokun e 27 vendeve anëtare. Këtë e tha Presidenti slloven, Borut Pahor, në Forumin Strategjik të Bled.
“Sot, 30 vjet pas rënies së “perdes së hekurt”, veçanërisht për shkak të luftës në Ukrainë, Europa përballet me mundësinë e ndasive të reja. Është gjithashtu e mundur që këto ndasi të reja në bllok të depërtojnë edhe në Ballkanin Perëndimor dhe kjo është shqetësuese. E kam të vështirë të imagjinoj se nuk do të ketë rreziqe për sigurinë. Në këtë aspekt, Bosnje-Hercegovina duket të ketë rëndësi kyçe”, tha Presidenti i Sllovenisë.
Pahor kërkoi integrim të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian e NATO dhe tha se Brukseli duhet të bindë Serbinë të zgjedhë rrugën e BE-së në vend të aleancës me Kinën dhe Rusinë, lëvizje nga e cila do të përfitonin si Kosova, ashtu edhe Serbia: “Sa më shumë të zgjasë procesi i zgjerimit, aq më shumë këto vende janë shënjestër e aspiratave dhe ndikimit në rritje të Rusisë. Prandaj, Sllovenia po punon prej vitesh për një zgjerim të shpejtë të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor”.
Presidentja e Komisonit Europian, Ursula Von Der Leyen tha se progresi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit është ngadalësuar nga aktorët ndërkombëtarë, përfshirë Rusinë, e cila përpiqet të minojë institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit: “E dimë se gjatë viteve të fundit progresi është ngadalësuar edhe për shkak të aktorëve ndërkombëtarë, përfshirë Rusinë, që duan të minojnë institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit. Por, ne kemi interes të qartë dhe strategjik që të gjitha vendet e Ballkanit të avancojnë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, pasi stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit janë edhe stabiliteti e prosperiteti europian”.
Kritikët thanë se pritja e gjatë e këtyre shteteve i detyrohet kryesisht rezistencën mes shumë prej 27 vendeve anëtare për t’u zgjeruar më tej.
Sllovenia nuk çeli negociatat për vëndin tonë në vjeshtë të 2021, ndaj kritikon vazhdimisht Francën për notë pozitive te çekia për vëndin tonë, gjë që bëri hapin e shumëpritur. Nëse Sllovenia është e sinqert, le t'ja jap statusin në BE Kosovës këtë dhjetor.