
Serbia dhe Kosova pranuan të heqin dorë nga lëshimi i dokumenteve të përkohshme për hyrje-daljet në kufi, duke i vënë kapakun një prej çështjeve që rindezi gjakrat në veriun e Kosovës.
Por ndërsa u mendua se tensionet ishin drejt shuarjes, me disa që e panë madje marrëveshjen si njohje të pavarësisë nga Beogradi, mosgjetja e një zgjidhje për çështjen tjetër të rëndësishme, atë të targave, bën që paqja në veri të jetë ende nën kërcënim.
Kryeministri Albin Kurti tha gjatë fundjavës së është i vendosur për reciprocitet të plotë, dhe se nga 1 shtatori do të hyjë në fuqi vendimi, që kërkon zëvendësimin e targave të lëshuara nga Serbia me ato të Republikës së Kosovës.
Në një intervistë për mediat vendase, kryeministrja Ana Brnabic e cila mori një mandat të ri në krye të ekzekutivit serb, tha se një periudhë paqëndrueshmërie e pret vendin më 1 shtator, pasi sipas saj, Albin Kurti nuk e do paqen, dhe nuk është gati për një kompromis për targat.
“Nuk jemi dakordësuar për asgjë lidhur me targat. Albin Kurti nuk është gati për kompromis, ne propozuam zgjidhje të caktuar, targa me status neutral KS, por ai nuk i pranoi dhe bisedimet po vazhdojnë. Nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë pasi Kurti nuk e do paqen. Destabiliteti i shërben atij si një alibi për të mbuluar problemet që nuk mund t’i zgjidhë”, tha Brnabiç.
Ajo bëri thirrje për unitet kombëtar, për të përballuar ato që i quajti kohëra të vështira. Sakaq, Presidenti Aleksander Vuçiç ripërsëriti se marrëveshja me Kosovën për dokumentet e identifikimit është thjesht verbale dhe nuk nënkupton njohjen e pavarësisë.
Ai tha se Serbia arriti të nxjerrë më të mirën e mundshme nga marrëveshja. Duke ju referuar deklaratës së Kurtit për vendosjen e reciprocitetit të plotë, presidenti serb, tha se kjo do të thotë se ai dëshiron konflikte dhe probleme të vazhdueshme. “Unë dhe Serbia do të luftojmë për mbrojtjen e njerëzve tanë”, ishte paralajmërimi i Vuçiç.
Sigurishte Bernabic! Ne fill njohjen reciproke, me Kosoven me shtet I pavarur, pastaj paqe! S'ka sens komprosi pa Kosoven shtet I pavarur. Ne emer te kujt do e beje komprosi? Dmth kosovaret te rrine urte edhe pse Kosoven se njihni shtet? Bejini permendore Ati Tito dhe Stalinist qe e lane kete shtet e komb si per leshte!
Ju serbet luani shah me Kurt Rrumpallen. Kosoves ne asnje menyre nuk i intereson lufta por paqa. Kosova eshte “femije “ i Amerikes “ dhe si i tille asaj i shkon per shtat paqa sepse mban rusin dhe serbin larg interesave amerikane. Eshte Serbia dhe ju udheheqesit serbe qe nuk doni paqen. Juve ju leverdis rrumpalla dhe destabilizimi i Kosoves dhe Ballkanit sepse enderoni se do “vije prap koha juaj ” . Ne kete thenie te Brnabic behet nje diversion kunder Kurtit sepse ai perdoret si justifikim per deshtimin e bisedimeve. Paraqitet Kurti sikur punon kunder interesave te Kosoves, Amerikes dhe perendimit ne pergjithesi…Perkundrazi, Albini Kingu eshte kalorsi i mbrojtjes se interesave perendimore siSkenferbeu…Eshte tjeter gje qe ai nuk degjon as Ameriken dhe as Evropen. Ai degjon vetem tingujt ne tru qe i kap me antenen e tij te specializuar te aljeneve te lindjes…
Sala dhe Albini janë dhëndur serb Njeri i Milices Tjetri i Sokoloviqit Ata bëhen gjoja jan patriot dhe në emer te patriotizmit janë shetbyes te kombit serbo sllav