Sërish tension në hapësirën ajrore, Turqia akuzon Greqinë për bllokimin e radarëve

28 Gusht 2022, 19:38Rajoni TEMA

Sërish tension në hapësirën ajrore, Turqia akuzon

Raketat greke “tokë-ajër” kanë bllokuar radarët e avionëve luftarakë turq “F-16” që po kryenin një mision zbulimi në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Kjo sipas agjencisë shtetërore të Turqisë, “Anadolu”.

Pretendimi i fundit i Turqisë thekson se fqinji i saj dhe anëtari i NATO-s, Greqia, ka synuar avionët e saj mbi Mesdheun Lindor dhe Detin Egje.

Bllokimi i radarëve konsiderohet si një akt armiqësor sipas rregullave të NATO-s.

Ministria greke e Mbrojtjes i hodhi poshtë akuzat.

“Sistemi raketor S-300 i Greqisë nuk i ka bllokuar avionët turq F-16”, thanë burimet, sipas televizionit shtetëror Ert.

Javën e kaluar, Turqia thirri atasheun ushtarak grek dhe paraqiti një ankesë në NATO pasi avionët “F-16” grekë dyshohet se ngacmuan ato turq që kryenin një mision për aleancën.

“Anadolu” raportoi se pilotët grekë e vendosën avionin e Turqisë nën një bllokim radari mbi Mesdheun Lindor.

“Turqia i dha përgjigjen e nevojshme dhe i detyroi avionët të largoheshin nga zona”, tha Anadolu, pa dhënë detaje.

Greqia hodhi poshtë versionin turk të ngjarjeve.

Ministria e saj e Mbrojtjes tha se pesë avionë turq u shfaqën pa njoftim paraprak për të shoqëruar një fluturim të bombarduesve amerikanë B-52 – që nuk duhej të kishin një shoqërim luftarak – përmes një zone që i nënshtrohet kontrollit grek të fluturimit.

Ajo shpjego se katër mjetet e saj u përplasën dhe u përzunë nga avionët turq, duke shtuar se Athina informoi autoritetet e NATO-s dhe SHBA-së për incidentin.

Edhe pse të dyja janë anëtarë të NATO-s, Turqia dhe Greqia kanë mosmarrëveshje dekadash mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë pretendimet territoriale në Detin Egje dhe mosmarrëveshjet mbi hapësirën ajrore atje.

Mosmarrëveshjet i kanë sjellë ata në prag të luftës tre herë në gjysmë shekullin e kaluar.

Tensionet u ndezën në vitin 2020 mbi të drejtat e shpimit eksplorues në zonat e Detit Mesdhe, ku Greqia dhe Qipro pretendojnë zona ekskluzive ekonomike, duke çuar në një bllokim detar.

4 Komente

  1. M
    Matrapiku

    Eehhhhh mavro TurQi si u katandise ... quravitesh perdit lart e posht ... "Greku me ngacmon", "Greku me bllokon", "Greku s'me lejon", "Greku kercenon" ...

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hahahahaha

      Hahahahaha....jevgjiti mou....eshte si puna Hitlerit qe thoshte me kane "qelluar" polaket me 1939 dhe dihet pergjigjia e Hitlerit....te njejtat metoda po perdore edhe Erdogani me Radaret.....e metoda te tjera te viktimizimit....njehet kjo metode....prandaj mjaft u mastrubove e "mallengjeve"....koqe kandari.. .mjaft pe endrra.....carac...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Matrapiku

        E drejt ajo qe thua o HAHA, po kjo quravitje dhe pasivitet i Turqis nuk ka 3 muaj si e Hitlerit, me Polonin, por ka 30 vjet, po bredhin me brek neper kemb neper Egje por nug guxojn te shkelin nje ishull. Mavro fidhi pu tus troj meta.

        Përgjigjjuni
    2. A
      Abdullah Palloshi

      Turqia e Erdoganit po e krruan bythën me gjethe fiku. Këtej antar në NATO,andej flërton me Rusinë e Putinit. Nëse mundohesh ta kesh "mirë" me të gjithë në fund nuk të beson më askush e bëhesh armiq me të gjithë. Turqia gati 8 herë sa Greqia ankohet se grekët po e sulmojnë. Pallavra. Sulltani po kërkon arsye të shtyjë kufijtë e saj perendimorë në Egje por e di mirë se nëse guxon një gjë të tillë jo vetëm "aleatët" e NATOS por edhe Rusinë do i ketë kundër. Grricjet Erdoganiste nuk mund të kenë rezultat pasi Greqia nuk është Ukraina dhe ishijt e saj s'mund të jenë Krimea e saj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje