Kriza ekonomike, Albin Kurti: Është mirë të kursejmë, është patriotizëm

28 Gusht 2022, 12:44Rajoni TEMA

Kriza ekonomike, Albin Kurti: Është mirë të kursejmë,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi se Kosova është ndër vendet me shifrat më të ulëta të inflacionit, krahasuar me vendet e zhvilluara evropiane, derisa ka porositur qytetarët që nuk duhet të jenë pesimistë, por të kenë realizëm ekonomik dhe të kursejnë.

Ai ka theksuar se “kursimi është patriotizëm”.

“Me inflacionin jemi ndër vendet me shifrat më të ulëta, krahasuar me vendet e zhvilluara evropiane, sa i përket mbështetjes ekonomike që po i japim sektorit të energjisë, sipas ‘Financial Times’, Kosova është vendi i katërt në Evropë. Kjo mbështetje është në disa forma”, tha Kurti.


“Çmimet po rriten, është mirë të kursejmë. Pra jo pesimizëm, por realizëm ekonomik. Kursimi në këtë kohë krize është patriotizëm. Ata që thonë mos kurseni duan t’iu vjedhin”, tha Kurti.

Ndryshe, inflacioni për muajin korrik ka arritur në 14.2 për qind në raport me muajin korrik të vitit të kaluar.

Kështu të paktën ka bërë të ditur Agjencioni i Statistikave të Kosovës. Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit, është më i lartë në një mesatare prej 0. 9 për qind në muajin korrik 2022, krahasuar me muajin qershor të po këtij viti.

Kjo rritje e çmimeve është kryesisht te shërbimet për transport 9.4 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 7.4 për qind.
Kurti – deputetëve të LV-së: Nëse nuk përkushtoheni, atëherë s’do të jeni në listat e ardhshme
Kurti, ka falënderuar deputetët për punën e tyre gjatë kësaj periudhe të qeverisje, por edhe i ka paralajmëruar se “nëse nuk përkushtoheni tash e këtu, në maksimum për programin e Lëvizjes, nëse nuk tregoni modesti në jetën e përditshme, nëse nuk e ndihmoni qeverinë, gjasat janë që deputetët që janë në mesin tonë, do të jenë ata që nuk do të jenë në listat e ardhshme”.

“Askush nuk e ka votuar deputetin tonë që të mungojë në seanca”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë po ashtu ka theksuar se ministrat dhe zëvendësministrat në Qeverinë e tij do të vlerësohen, derisa ka shtuar se “nuk kemi nevojë për mendjemëdhenj”.

“Kush e merr një pozitë në qeverinë time, e merr për të shërbyer, jo për të sunduar. Ministrat e zv.ministrat nuk janë shefa, janë udhëheqës të projekteve zhvillimore, në përputhje me kushtetutshmërinë dhe me ligjet. Prandaj, modestia është cilësia që na duhet, sidomos në këtë kohë krize, e shoqëruar me vendosmëri të cilën e kemi përherë”, shtoi ai.

Ai theksoi se kanë ndarë 100 milionë euro për të zbutur ndikimin e rritjes së faturave të energjisë.

“Çmimi i energjisë është vazhdimisht në rritje, prandaj na duhet një debat i hapur dhe i sinqertë mes nesh mbi gjendjen që jemi dhe sfidën që kemi përpara në mënyrë që gjatë dimrit të fokusohemi  në atë që është e mundur e mbi të gjitha është kursimi i energjisë”, u shpreh ai.

 

4 Komente

  1. H
    Himarioti

    O Albin, kur dikush tjetër ishte kryeminister dhe ti luftoje bomba për marrjen e pushtetit, e mendoje kursimin teori dhe praktikë komuniste. E shikon pra se kush je ti. Njeriu dopiomoral, i padenjë për të qënë në politikë.

    Përgjigjjuni
    1. a
      alphazeta

      Shumë i kthjellët në ato që thotë. Para pak ditësh u shpreh se e rëndësishme për çmimin e energjisë është që të ndalohen vjedhjet dhe abuzimet në rrjet. Jo subvencionet. E drejtë. Të subvencionosh hajdutin, është si ta nxitësh që të vjedhë më shumë.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vetëfundosje

        Jo shoku , Albin Kurti – KM, inflacioni ka kaluar 20% bile edhe kjo shifër bankës Botërore nuk është e saktë sepse shumica artikujve për jetë janë dyfishuar e trefishuar, buka, nga 30 - 60 cent, vaji 0,87 në rreth 3 Euro, Nafta dyfish, energjia elektrike pa ketë shpejtimin e paralajmëruar për 88 % tre fish etj. etj. Pra disa vitesh e digjje Kosovën për një shtrenjtim prej disa cent. Ku është shëndetësia, arsimi, pensionistë etj. që po jetojnë si në vitet e 90 dhe sipas asaj që po bënë Qeveria do të jetë edhe më vështirë dhe shumë keq. kaq. TURP

        Përgjigjjuni
        1. Çekiçi

          Per Albin kudren patriotizem është më u martu më origjinën serbe se shqiptaret nuk kan bukuri kultur as edukatë Idioti ka lind dhe do vdes idiot

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje