Serbia: Kosova nga 1 shtatori e fillon periudhën e paqëndrueshme

29 Gusht 2022, 10:26Rajoni TEMA

Serbia: Kosova nga 1 shtatori e fillon periudhën e paqëndrueshme

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se nga 1 shtatori “Kosova fillon një periudhë të paqëndrueshme”, kjo sipas saj për shkak të mosarritjes së marrëveshjes për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bërnabiç, ka thënë se nuk e di çfarë mund të ndodhë më 1 shtator, kur Qeveria e Kosovës do të fuqizojë vendimin për të ndaluar targat e Serbisë të lëshuara në emër të qyteteve të Kosovës.

Ajo, në programin e mëngjesit në RTS, tha se Kurti nuk dëshiron kompromis.

Shtoi se bisedimet për këtë çështje po vazhdojnë.

Albin Kurti nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm për kompromis. Ai nuk dëshiron paqe dhe është i gatshëm që problemet e brendshme t’i mbulojë me jostabilitet në veri.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për dokumente më 27 gusht, por ende s’ka marrëveshje për targa.

Qeveria e Kosovës, në fund të qershorit u ka dhënë dy muaj kohë të gjithë pronarëve të veturave me targa të lëshuara nga Serbia në emër të qyteteve të Kosovës, që t’i ndërrojnë ato me të RKS.

Tani e tutje shtetasit e Kosovës dhe të Serbisë mund të udhëtojnë në këto dy vende pa telashe. Deri më tash, Serbia nuk i njihte letërnjoftimet e Kosovës, por në hyrje lëshonte një dokument të përkohshëm.

1 Komente

  1. Çekiçi

    Kurti dhe Vjosa janë bothqirë mos u merrni më ta E flliqen Kosoven

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje