Ortodoksët serbë marshojnë kundër Paradës së Krenarisë

29 Gusht 2022, 21:00Rajoni TEMA

Ortodoksët serbë marshojnë kundër Paradës së

Mijëra të krishterë ortodoksë, duke mbajtur kryqe, ikona fetare dhe pllakate, brohoritën dhe u lutën, teksa u mblodhën para Kishës së Shën Savës, në Beograd, më 28 gusht, për të protestuar kundër një parade krenarie të homoseksualëve.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, vendosi më 27 gusht për “shtyrjen apo anulimin” e festimeve të planifikuara të EuroPride. Megjithatë, organizatorët janë zotuar se do t’i mbajnë ngjarjet, që janë planifikuar për periudhën 12-18 shtator.

Vuçiç ka thënë se qeveria është përballur me trysni të madhe nga grupet djathtiste dhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe për të anuluar ngjarjen. Ai ka lënë hapur mundësinë që ngjarja të mbahet në një datë të mëvonshme.

Peshkopi ortodoks serb, Nikanor, përshëndeti vendimin e autoriteteve për të ndalur “përdhosjen e vendit tonë, kishës tonë dhe familjes sonë”. Gati 85 për qind e serbëve identifikohen si të krishterë ortodoksë.

Lini një Përgjigje