Osmani: Trysni ndërkombëtare për marrëveshjen për të zhdukurit me dhunë

30 Gusht 2022, 15:46Rajoni TEMA

Osmani: Trysni ndërkombëtare për marrëveshjen për

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbisë duhet t’i bëhet presion ndërkombëtar me qëllim që të arrihet marrëveshja për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Këto komente Osmani i bëri teksa bëri homazhe para obeliskut në Prishtinë dedikuar personave të pagjetur, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

“Siç e dini, në dialogun me Serbinë është prioritizuar çështja e të zhdukurve me dhunë dhe institucionet e Kosovës janë duke bërë të pamundurën në mënyrë që nëpërmjet këtij procesi, përfundimisht Serbia të japë të gjitha të dhënat që do të na çonin deri te zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë nga lufta e fundit në Kosovë”, tha Osmani.


Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia po bisedojnë edhe për çështjen e të pagjeturve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që është bartës i dialogut politik, ka deklaruar më herët se Serbia nuk ka pasur gatishmëri në rundin e 18 gushtit, që të nënshkruajë “dokumentin e dakorduar” për çështjen e të pagjeturve.

Ai ka thënë se mospajtimet mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket marrëveshjes, kanë të bëjnë me tekstin e saj. Kosova kërkon që të përdoret termi “zhdukje me dhunë”, ndërkaq Serbia kërkon përdorimin e termit “persona të zhdukur”.


“Për fat të keq Serbia akoma nuk e ka pranuar këtë propozim, por shpresojmë që me trysni ndërkombëtare që përfundimisht të arrihet kjo marrëveshje, e cila do ta shtrinte rrugën për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë”, theksoi Osmani.

Kurti, së bashku me Osmanin, bëri homazhe para obeliskut për të pagjeturit dhe për mediat përsëriti kërkesën e tij që Serbia të hapë arkivat shtetërore, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Nga lufta e fundit në Kosovë më 1998/99, 1.617 persona ende konsiderohen të zhdukur. Shumica e tyre janë shqiptarë.

Vlerësohet se mbi 13.000 persona janë vrarë në luftën e fundit dhe mbi 6.000 ishin zhdukur. Por, mijëra mbetje mortore janë gjetur përgjatë viteve në varreza masive në Kosovë dhe Serbi./REL

3 Komente

  1. S
    Sanije

    Dosa me al-bin-kasemin jane duke gjetur te zdukurit neper zabela

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vllau juaj Kosovar

      Pyet ata te farefisit dhe familjes tate ,se ata kane punuar ne shtet ,atehere Jugosllavi , ata i dine me mire se Serbet sot ,eshte keqardhje per Kosovaret qe kjo e rjedhur nga ato familje sot te jete presidente ,zgjohuni vllazen mesojeni historine vertete te Vjosa Osmani

      Përgjigjjuni
      1. Çekiçi

        Vjosë genjeshtarja pyte baben Raif ku janë te zhdukurit Baba yt e din per te vrar dhe te zhdukur se ka qen bashkpuntor i sigurimit serb dhe i kasapit Millosheviq Bani trysni vetem babit Raif aj te tregon ku jan te zhdukurit Ose thuj Albinit le ti ban trysni Sokoloviqit ministrit serb qe e pat shpetu Albinin nga burgu i Pozharevcit si dhënder qe e kishte Albim mashtrusin

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje