
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se ekziston një histeri e pakuptimtë rreth ‘EuroPride’ dhe shtoi se askush nuk dëshiron ta vendosë veten në vendin e autoriteteve shtetërore.
Ai tha se nuk do të ketë përleshje dhe konflikte dhe se ata që tentojnë ta bëjnë këtë “do të dalin para drejtësisë”.
“Nuk ka lojëra me vendimet e shtetit,” – tha Vuçiç, raporton Euronews Serbia.
Ai shtoi se vendi nuk e bën këtë sepse është i lumtur, por thekson se në epokën e rrjeteve sociale dhe konflikteve të fuqive të mëdha mbi kurrizin e Serbisë, Serbia normale vuan gjithmonë.
Komisioni Evropian tha se do ta monitorojë nga afër këtë çështje dhe se BE-ja shpreson se do të gjendet mënyra për një mbajtje paqësore dhe të sigurt të ‘EuroPride’ në Beograd.
Organizatorët thonë se nuk kanë marrë asnjë ndalim zyrtar dhe se nëse është e nevojshme do ta ngrenë këtë çështje në gjykatë.
Të dielën në mbrëmje u mbajt një miting i cili mblodhi disa mijëra njerëz para kishës së Shën Savës, ku u nënshkrua një peticion për ndalimin e paradës.
Lini një Përgjigje