
Nga Milla Manojlloviq, REL
“Faktor pengues ndaj çdo agresori të mundshëm nga fqinjësia”.
Kështu e justifikoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nevojën për blerje të reja armësh që shqyrtoi, këtë javë, gjatë pjesëmarrjes në një paradë ushtarake në Pekin.
Ai u takua atje me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe tha se ka shfrytëzuar pjesëmarrjen e tij në paradë për të parë se “çfarë do të ishte interesante të blihej për nevojat e Ushtrisë së Serbisë”.
Serbia bashkëpunon gjerësisht me Kinën në sektorin e mbrojtjes, dhe blerjet e saj të armëve nga ky vend kanë shkaktuar kritika nga Bashkimi Evropian - ku Serbia mëton të anëtarësohet - dhe nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Serbia - edhe pse e pozicionuar si ushtarakisht neutrale - ka bërë shpenzimet më të mëdha ushtarake në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë pesë vjetëve të fundit, duke blerë armatim si nga Perëndimi, ashtu edhe nga Lindja.
Vetëm në vitin 2024, Serbia ndau 2.2 miliardë dollarë për ushtrinë - rreth pesë herë më shumë se Shqipëria, anëtare e NATO-s dhe vendi i dytë në rajon për shpenzime ushtarake.
Kjo shumë përbën 2.6% të Bruto Produktit Vendor të Serbisë.
Si justifikim për armatosjen e Serbisë, Vuçiq shpesh përdor “kërcënimet nga fqinjësia”.
“Të gjithë po armatosen deri në dhëmbë. Po armatosen edhe në rajon, dhe është detyra jonë të mos mbetemi prapa. E tëra çfarë mund t'ju them është se nuk po mbetemi prapa” - ishte një deklaratë e Vuçiqit në janar të vitit 2024.
Ai, shpesh, thotë se Serbia “nuk dëshiron të sulmojë” askënd dhe se është një “faktor paqeje dhe stabiliteti” në Ballkanin Perëndimor, por, në të njëjtën kohë, vendet fqinje i trajton sikur përfaqësojnë “kërcënim” për sigurinë e Serbisë.
“Ne nuk do të prekim askënd, ne vetëm do të mbrojmë territorin dhe integritetin tonë dhe asgjë tjetër”, tha Vuçiq në një deklaratë për mediat serbe në Pekin.
Gjatë të njëjtit fjalim, ai iu referua njoftimit për bashkëpunim ushtarak midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat nënshkruan një deklaratë të përbashkët në Tiranë më 18 mars.
Me këtë deklaratë, tri vendet u zotuan për bashkëpunim dhe theksuan rëndësinë e përgjigjeve të përbashkëta ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera.
Duke e komentuar atë, Vuçiq tha se bëhet fjalë për formimin e një aleance ushtarake të drejtuar “kundër Serbisë”.
Qeveria kroate i tha Radios Evropa e Lirë në atë kohë se deklarata e tri shteteve nuk aspiron krijimin e ndonjë aleance ushtarake.
Serbia është e rrethuar nga vende anëtare të NATO-s.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor është e vetmja që nuk ka aspirata për anëtarësim në aleancën e Atlantikut të Veriut.
Ndërsa Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë anëtare të NATO-s, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova synojnë të anëtarësohen.
Serbia, gjithashtu, kufizohet me Kroacinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Bullgarinë - që të gjitha anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Në deklaratat e tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe aftësive ushtarake të Kroacisë fqinje.
Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë të tensionuara viteve të fundit - me akuza të shpeshta midis zyrtarëve nga Beogradi dhe Zagrebi.
“Serbia po sheh se çfarë ka ushtria kroate”, tha Vuçiq më 23 qershor, pasi mori pjesë në një seancë të kolegjiumit të zgjeruar të shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë.
Ai e përmendi Kroacinë edhe pasi Serbia u dakordua me Francën, në vitin 2024, për të blerë avionë luftarakë francezë, Rafale.
“Kur ata blenë 12 Rafale, ishte një lajm i mirë për rajonin, dhe tani që Serbia i blen, është një tragjedi. E, në këtë po marrin pjesë edhe mediat tona”, tha Vuçiq në gusht të vitit 2024.
Sipas të dhënave të SIPRI-t, Serbia, atë vit, ndau rreth 700 milionë dollarë më shumë se Kroacia për ushtrinë.
Ajo kishte ndarë më shumë edhe në katër vjetët e mëparshëm.
Të dhënat se sa dhe çfarë importon dhe eksporton Serbia mbahen sekrete dhe nuk mund të shihen në bazën e të dhënave të Zyrës së Statistikave të Republikës, pasi ato i nënshtrohen zbatimit të rregullave të konfidencialitetit të të dhënave.
Serbia mbështetej shumë në armët ruse deri në pushtimin rus të Ukrainës.
Megjithatë, ajo i ndaloi këto blerje pasi filloi pushtimi në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022.
Edhe pse mbështet në mënyrë deklarative integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, Beogradi zyrtar nuk iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë, pavarësisht thirrjeve nga Brukseli dhe Uashingtoni.
Pajisjet e fundit që mbërritën në Serbi nga Rusia, dy vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, ishin sistemi anti-dron Repelent.
Ato ishin pjesë e një blerjeje të kontraktuar dhe të paguar qysh më herët, por që nuk mund të dorëzoheshin pikërisht për shkak të luftës në Ukrainë.
Për shkak të rrethanave të reja gjeopolitike dhe luftës në Ukrainë, Serbia iu drejtua Kinës, prej ku bleu dronë luftarakë dhe sistemin raketor anti-ajror FK-3.
Në prill, Serbia nënshkroi një marrëveshje të re bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me Hungarinë fqinje - anëtare e BE-së dhe NATO-s - për të cilën Vuçiq shpreson se mund të shërbejë si hap drejt krijimit të një aleance ushtarake.
Serbia armatoset rëndë sepse llogaritë në ndarjen e Republika Serbska nga Bosnja dhe Hercegovina si dhe planifikon ripushtimin ushtarak të Kosovës.
Kosoves i rruan leshte tani sepse ajo per 4 vite ka shpenzuar mbi 6 miliard euro per armatim,logjistike etj dhe nese serbia kruhet dhe njehere,atehere serbet do degdisen atje nga kane ardhur tek uralet dhe me kete rast do çlirohet dhe Shqiperia nga bashkpuntoret e serbeve,grekve dhe kundertaret e çeshtjes se Kosoves dhe Shqiptarise.Sa te jete Albin Kurti,Kosova do jete nder shtetet me te forta ushtarakisht ne rajon dhe do jete e afte qe te mbrohet perballe çdolloj agresiini serb.
Po kari po , vazhdo me endrra me sy hapur o kari lales.
Albini dhe te gjithe shqiptaret e vertete mbeshtetesit e Tij,ty more moterqire dhe te gjitheve si ti qe e urreni Ate sepse nrml qe i ben karshillek « liderit » tuaj tradhtar,hajdut,trafikant,pervers sepse eshte bisex sa shtypet me aleksin,sa me lali dhjerin dhe sa me spiropidh-spiropordhin,kshuqe te gjitheve ju bashke me liderin e juaj gruaqire,fort hajdut,tradhetar dhe trafikant,ne mbeshtetesit e Liderit te mbaré Shqiptarise,ju,jau shkerdhejme rracen gabelo-sllavo-turko-helene-italione o legena moterqire rraceshkedhyer
hahahaha o analfabet Kosovo-Metohie me 6 miliarde dollare Kosova do ishte me f-35 sot. Uro mos te ndodhe e keqja se do ikni te gjithe me vrape si ne 99, por tani keni lene pershtypje shume te keqe ne Shqiperi e s ju hap me njeri deren. Sa per ate "clirimin" qe do i beni Shqiperise, e dime shume mire mentalitetin tuaj kolonizator. Por ndryshe nga ju ne kemi guxim te pakten. Nese Kosovaret do guxonin te sulmonin Shqiperine do perfundonin me keq se ne 99.
Dardanet ta harrojne vitin 1999. Ne Shqiperi ata nuk do jene te mirepritur sepse jane milet mosmirenjohes. Ata do shkojne pas Kurtit te bejne krushqi me romet e Serbise.
Vetem gopa e nofkes "Koqevar o Koqevar, ne vend te trurit ke nje kar" eshte krahine shkjau. Kjo gope e mamit tend eshte arene e grekoshkijeve dhe ca vorioleshve.
Kush ka shpenzu 6 miliardë? Serbia po, por nëse mendon për Kosovën të këshilloj të informohesh saktë.
Ti komentues ofendon Kurtin qe e quan lider te Shqiptarise. Kurt Madheshtori eshte pinjol i Dardanizmes or koqe kanari. Pra ai eshte lider i dardaneve, popullit serb qe ka jetuar ne Dardani qe nuk jane shqiptare. Ti nuk e kupton mire Liderin Madheshtor i dale nga burgu Serb….
Bini do çliroje Shqiperine !? Bini ka deklaruar hapur : 40 % e kosovareve jane hajvane.
Serbia e ka kuptuar se BE eshte drejt shperberjes, dhe sapo kjo te ndodhe ajo do pushtoje Malin e Zi, Maqedonine dhe Kombin kosovar. Shqiperise do ti dale zot Turqia. Te shohim cfare do beje Greqia me F-35 e saj kur te mbetet vetem.
Nuk ka "komb kosovar"! Në Kosovë ka shqiptarë.
Idiote, blejne arnatime!!. Dhe Kin@ e Rusi@, kane gjet nje idiot qe u blen armatimet e u pasteon depot.. Duke e ditur shume mire qe ato nuk do e shpetojne. Le qe nuk kercenohen nga askush. Idiote me zile, inferioret e dreqit, atmatosen kot, kur nderkohe jane te rrethuar nga vende te N@TOs. Vk