Associated Press: Tendenca e kthimit të forcave serbe në Kosovë, mund të rrisë në mënyrë dramatike tensionet në Ballkan

9 Dhjetor 2022, 20:10Rajoni TEMA

Associated Press: Tendenca e kthimit të forcave serbe në Kosovë,

Kthimi i forcave serbe të sigurisë në Kosovë mund të rrisë në mënyrë dramatike tensionet në Ballkan, shkruan agjencia amerikane e lajmeve Associated Press.

Ishte fillimisht Petar Petkoviç, drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e më pas edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, që thanë se udhëheqja e Serbisë është afër një vendimi për të kërkuar vendosjen e trupave të sigurisë serbe në Kosovë, duke pretenduar se jetët e minoritetit serb atje janë në rrezik.

Zyrtarët serbë, kujton AP, pohojnë se rezoluta 1244 e OKB-së, lejon kthimin e rreth 1000 ushtarëve serbë në Kosovë.

Por, është misioni paqeruajtës KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, i cili ka qenë i pranishëm në Kosovë që nga fundi i luftës, që do të duhej të miratonte ardhjen e trupave serbe.

Dicka e tillë është praktikisht e pamundur, pasi po të ndodhte do të nënkuptonte dorëzimin e detyrimeve për sigurinë në Kosovë.

“Kërkesa për vendosjen e trupave serbe” erdhi një ditë pasi sulmues të armatosur të panjohur plagosën një polic të Kosovës.

Associated Press shkruan se “tensionet në Kosovë kanë qenë të larta që kur shpalli pavarësinë nga Serbia”, pavarësisht përpjekjeve të zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për t’i reduktuar ato.

AP shkruan në fund se Serbia, me mbështetjen e aleatëve të saj Rusisë dhe Kinës, refuzon të njohë shtetin e Kosovës.

Çka thotë rezoluta 12/44, të cilën e përmendi Petkoviç si arsye e kthimit të forcave serbe në Kosovë?

Lini një Përgjigje