VIDEO/ Sulmohet nga persona të maskuar makina e gazetarëve kosovarë në Mitrovicën e Veriut

9 Dhjetor 2022, 10:19Rajoni TEMA

VIDEO/ Sulmohet nga persona të maskuar makina e gazetarëve

Makina me të cilën po udhëtonin ekipi i KALLXO.com, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj janë sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.

Ekipi i cili po udhëtonte me makinën e zyrës në drejtim të Mitrovicës së Veriut është sulmuar nga grupi i personave të maskuar të cilët po qëndronin në udhëkryqin e kësaj lagjeje. Sulmuesi ka goditur me grushte makinën ndërsa mjete të forta janë hedhur edhe nga pjesëtarët e grupit.

Mbrëmjen e djeshme u raportua se pati një sulm edhe ndaj policisë në Veri. Një efektiv i policisë së Kosovës është plagosur gjatë sulmit të armatosur në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit në orët e vona të së enjtes.

1 Komente

  1. P
    Prishtinë

    Kete sulme e kane bere kriminelat shkije te komanduar nga Vucici vellau i Edi Rames. Vucic klysh pasardhes i Millosheviqit. Millosheviq dhe Karagjiq ishin vellezer te Sali Berishes. Shkjau godet ne koke, separi fut nen sundim politiken e Tiranes. Pa u çliruar Shqiperia nuk do te mund te prosperojne Shqiperite tjera.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje