“Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje”, kështu ka shkruar në Facebook, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj teksa ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.
“E dhimbshme. E rrezikshme. Anti-kombëtare e anti-shtetërore krejt çka po bën e si po vepron Kryeministri”, ka shtuar ai.
Sipas tij, Kurtit nuk po i mjafton asociacioni “të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn një autonomi për veri”.
“Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës”.
Por, sipas Haradinajt, ky skenar nuk do te kalojë “as nga Kurti e as nga sejmenët e tij”.
Haredinaj ka dhënë mendimin më të mirë të mundshëm. Pas çlirimit të Kosovës, Kurti, është fatkeqësia më e madhe për Kosovën dhe kombin tonë. Kurti është pjesë e klanit antikombëtar të drejtuar nga Kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha.
...edhe ti me gruan tënde të pini verë serbie... sa i urritur për pushtet! Mbështetnje, or derra të egër Albinin se shpëtoni arbnorët dhe ARBNINË. KURTI - ZELENSKY