Ministri i Mbrojtjes së Serbisë: Situata është e tensionuar, Kurti kërkon të shpërngulë serbët nga Kosova

8 Dhjetor 2022, 11:59Rajoni TEMA

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë: Situata është e tensionuar,

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç deklaroi se situata në Kosovë është e tensionuar saqë incidenti më i vogël mund t’i çojë gjërat në drejtim të padëshirueshëm.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është edhe një herë duke u dërguar mesazhe serbëve se nuk janë të mirëseardhur, shkruan RTS.

“Gjithçka që dëshiron Kurti është që Kosova tërësisht të pastrohet nga serbët. Komandanti i KFOR-it është në komunikim të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe dhe KFOR-i është i vetëdijshëm për obligimet e tij, është garantues i paqes dhe është i obliguar që të mbrojë të gjithë qytetarët në Kosovë, pavarësisht nga kombësia”, theksoi ai.

Vuçeviç shtoi se Serbia po bën gjithçka që problemet me Prishtinën t’i zgjidhë përmes dialogut, sepse kjo është zgjidhja e vetme racionale.

Në Mitrovicën e Veriut kanë ndodhur dy shpërthime në mbrëmjen e 7 dhjetorit.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, tha se nga këto shpërthime nuk ka të lënduar.

3 Komente

  1. s
    skelari

    Politika shteterore serbe konkurrohet vetem nga Sali Berisja, per nivelin ordiner, karagjoz, femijenor dhe njekohesisht te lig. I ngacmuar mga ky rast vras mendjen se kur ka ndodhur qe shqiptaret te kene perzene ndonje popullsi nga ndonje territor, por nuk gjej gje...

    1. e
      emigranti

      Si gjithnje fajin per ato qe bejne vete ja ngjisin Kosoves. Serbia realizoi gjithe ate destabilizim ne Veri me sebepin e targave, qe eshte nje e drejte legjitime e Kosoves, per aresyen e thjeshte qe te pervehtesoje faktikisht Veriun e Kosoves.

      1. S
        Shmil Pollogasi

        Do që të thuash ashtu si Shaqiri - Xhaka që ua treguan drejtimin e fluturimit. Djallëzi serbe, shekuj e shekuj bëjnë viktimën në castet kur përgaditen të pijnë gjak shqiptarësh. Lugat gjaku, përbindësh i mallkuar.

        Lini një Përgjigje