Tensionet në Veri, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: E papranueshme, zero tolerancë ndaj dhunës

7 Dhjetor 2022, 12:01Rajoni TEMA

Tensionet në Veri, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: E

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se dhuna e të martës në Veri të Kosovës është shumë shqetësuese.

Gjithashtu e ka theksuar se është e papranueshme të sulmohen zyrat zgjedhore në Veri.

“Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente.

Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

Ndërkohë orët e fundit në Veri të Kosovës janë shtuar forcat policore.

 

1 Komente

  1. G
    Genti

    Sa bejne konstatime dhe deklarata ambasadoret dhe kreret e BE-se dhe SHBA-se le ti bejne presion Beogradit te terheqe bandat dhe mbeshtetjen ndaj tyre. Biles ta kercenojne edhe me sanksione po qe nevoja. Mjaft ja krehen bishtin Vucicit.

    Lini një Përgjigje