Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç deklaroi se situata në Kosovë është aq e tensionuar sa që incidenti më i vogël mund t’i çojë gjërat në drejtim të padëshirueshëm.
Sipas tij, kjo nuk mund të konsiderohet e çuditshme sepse Prishtina dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdimisht po bëjnë lëvizje që synojnë destabilizimin dhe dëbimin e serbëve nga Kosova, shkruan Euronews Serbia.
Vuçeviç u shpreh se qeveria e Kurtit synon spastrimin etnik të territorit të Kosovës nga serbët, duke ushtruar terror.
“Është një situatë shumë e vështirë. Është e lehtë për ne nga Beogradi, Nishi dhe Subotica të themi se çfarë duhet bërë.
Nuk është e lehtë t’i shpjegosh komunitetit serb në Kosovë se sa e rëndësishme është të qëndrosh i qetë, të mos bien në provokime, e në anën tjetër të mos poshtërohen, të zhvlerësohen më tej, duhet të kuptojmë edhe reagimet e tyre, ata nuk kanë ambient dhe jetë të njëjtë si qytetarët e tjerë të Serbisë”, theksoi ai.
Dy shpërthime u dëgjuan pasditen e së martës në Zubin Potok, ndërsa tri të tjera në Mitrovicë të Veriut – që të dyja komuna të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.
Sipas raportimeve të disa mediave serbe, shpërthimet në Zubin Potok ndodhën në kohën kur anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, nën përcjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, hynë në hapësirat e objektit komunal.
Destabilizimin ne Kosove e bejne strukturat paralele serbe te komanduara nga Beogradi. Ishte qeveria serbe qe I dha urdher serbeve te Veriut qe te bojkotojne institucionet e Kosoves, madje I shperbleu ata, dhe e gjitha kjo sepse qeveria kosovare po kerkon zbatimin e ligjit edhe ne Veri, ndersa Serbia kerkon ta kontrolloje vete dhe ta shkepuse nga Kosova.