Babai i Dritan Goxhajt: Pas arrestimit të djalit tim qëndrojnë forca të caktuara të Europës që janë aleatë me Serbinë

19 Gusht 2023, 10:50Rajoni TEMA

Babai i Dritan Goxhajt: Pas arrestimit të djalit tim qëndrojnë

Koloneli Dilaver Goxhaj i bën thirrje qeverisë së Kosovës dhe qeverisë shqiptare që të reagojnë për çështjen ku është përfshirë djali i tij Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i UÇK-së.

Dritan Goxhaj u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale. Ngjarje kjo që ka sjellë reagime të shumta. Në një intervistë në News24, koloneli Dilaver Goxhaj u shpreh se nuk e priste këtë ‘shpërblim’ pas luftës në Kosovë.

“Përse nuk ekziston në Shqipëri e drejta e prevalimit?”, shtron ai pyetjen gjatë kësaj interviste.

Ndër të tjera shtoi se pas gjithë kësaj çështje qëndrojnë forca të caktuara të Europës që kanë qenë dhe janë aleatë me Serbinë.

Gjithashtu ai u shpreh: “Këtë e bëjnë forca të caktuara të Europës që kanë qenë dhe janë aleatë me Serbinë. Nuk e kam takuar djalin, sot që shkova të takoja më duheshin disa dokumente dhe nuk e takova.

I bëj apel që të bëjnë vetëm drejtësi të shohin ligjet e Republikës së Shqipërisë. Edhe në kohën e sistemit monist, nuk dënohej njeri përse shkruhej kundër qeverisë, dënoheshin për veprimtari që donin të rrëzonin qeverinë, por gjyqe të tilla?

Aq më keq që trajtohet në një gjykatë që Shqipëria nuk e njeh. Kërkon që gjyqi që është bërë me revokim nga avokati të bëhet me dyer të hapura që të jemi të qartë dhe i gjithë opinioni publik. Përse bëhet kjo këmbëngulje për ekstradimin me urgjencë për djalin tim”.

Lini një Përgjigje