"I tregoi botës të vërtetën për krimet e Serbisë në Kosovë", Basha takon ambasadorin Walker në Uashington

10 Dhjetor 2022, 15:40Rajoni TEMA

"I tregoi botës të vërtetën për krimet e

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me disa politikanë.

Së fundmi deputeti demokrat ka takuar edhe ambasadorin Willian Walker, ish-shef i Verifikimit në Kosovë.

Në një postim në “Facebook” ai shkruan se është takuar me personin që i tregoi mbarë botës për krimet e Serbisë mbi civilët shqiptarë të pafajshëm.

“Kënaqësi e vecantë për mua të takoja Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit të Verifikimit në Kosovë që i tregoi mbarë botës të vërtetën për krimet e Serbisë mbi civilët e pafajshëm shqiptarë.

Ambasadori William Walker, duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe genocidin që po kryente Serbia në Kosovë.

Ne shqiptarët jemi mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Walker. Gjatë takimit më tregoi se i ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë e Shqipëri dhe se beson në mundësitë që dy vendet kanë për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. Falemnderit Ambasador Ëalker!”, shkruan Basha.

7 Komente

  1. S
    Sara

    ky ia tregoi, ndersa ti u mundove ti mcefesh o Lul nallonja... po ti s'ke as turp e as cipe, keshtu qe nuk na habit assesi

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ylli

      Ti i tregove botes krimet e UCK.Si per ironi u takuat.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kosovari

        Vari bidonat ambasadorit po ti si i ke mardheniet me denoncimin e krimeve Serbe,apo te mjaftoi denoncimi i krimeve te shqiptareve dhe futja e tyre ne burg,Kete na sqaro o kelysh i bindur i Sales

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dajti

          Ky koqja po mer inxheksione ne Amerike qe te behet I afte te drejtoj te vdekuren PD.Moj Amerike e madhja Amerike deshiren e ke te mire,po ke zgjedhur djalin e biresuar te kriminelit Sali,i cili eshte rrahur qe kelysh nga ai.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejtesia e munguar

            Kurse ti o Lulush ndihmoje per te dokumentuar "krimet" te shtepia e verdhe... O tempora! O mores! O plere!!

            Përgjigjjuni
            1. t
              tetovari2

              Saktë,o dylber i Sali Haxhi Qamilit. ai i tregoi botës për masakrën e Reçakut e Kosovës.Po ti pse s'po tregon ku e dorëzove kasetën me inçizimet e masakrës që ta dha në besim gazetari kosovar? Ndoshta e ke shitur për para të majme më Saliziun te udb-a serbe.Pse o qerrata nuk tregon?

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dani

                Sakte,pas kasetes deklaroji 1 milion dollare ne banke.Tha qe i kishte nga bakshishet si kamarier ne Rinas duke shitur 12 gota whiskey ne dite

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje