Rikthehen tensionet në Kosovë, persona të maskuar dhe të armatosur bllokojnë rrugët në veri

10 Dhjetor 2022, 15:28Rajoni TEMA

Rikthehen tensionet në Kosovë, persona të maskuar dhe të

Qytetarët serbë nga veriu i Kosovës po grumbullohen dhe po vendosin barrikada në rrugë sikurse muaj më parë, raportojnë mediat e Kosovës në gjuhën serbe në Veri.


Siç raportojnë ata nga Leposaviçi dhe Mitrovica e Veriut, arsyeja është se Dejan Pantiç, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës, është arrestuar të shtunën në pikën kufitare në Jarinje, ndërsa serbët nuk duan të lejojnë që i arrestuari të dërgohet në Prishtinë.

“Një numër i madh i qytetarëve u mblodhën në hyrje dhe dalje nga Leposaviqi, si dhe disa qindra qytetarë u mblodhën edhe në Rudar afër Zveçanit, si dhe në Serbovc”, raportohet.

Gjithashtu, sirenat e alarmit janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut.

Albanian Post ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm në telefon.

Ndryshe, Policia e Kosovës, pas situatës së tensionuar në pjesën veriore të Kosovës ditëve të fundit, ka shtuar prezencën e saj në këtë zonë ndërsa pjesëtarë të Policisë kanë filluar patrollimin në këmbë, përkatësisht në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut.

Megjithatë njësitet policore gjatë patrullimit kishin hasur në rezistencë të grupeve të ndryshme të armatosura dhe të maskuara. Si pasojë e kësaj një polic i Kosovës gjatë patrullimit në Veri ishte plagosur të enjten, por gjendja shëndetësore e tij është stabile.

Rritja e forcave policore atje, ka ardhur pas rastit në zyrat e anëtarëve komunalë zgjedhorë, pasi përkundër se në përcjellje të policisë ata nuk u lejuan të futen në vendet e tyre të punës.

Në anën tjetër komuniteti ndërkombëtar, më saktësisht Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ambasadori amerikan dhe ai gjerman në Kosovë, kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve në këtë fazë në Veri.

4 Komente

  1. K
    Kosove

    Po te kishin shqiptaret e Kosoves vetem pak dinjitet nuk do te blenin mallerat serbe. Shkjau te mohon, te vrau, te pershunoi, te shan e fyen gjithandej ...dhe prap shkojne e blejn qindra miliona mallera te shkjaut per cdo vit. E po kur srespejton vehten!? Kjo do te duhej te vlente edhe per te gjithe shqiptaret e trojeve te gadiahullit Ilirik.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardania

      O mero Baze, gazeta e juaj eshte bere arme ne duare te shkajut kunder shtetit te Kosoves. Po perse nik e jep lajmin ashtu sic ne te vertete eshte: Policia e Kosoves ka arrestuar qytetarin serb pasi kishte hedhur mjete ekaplozive kunder policise se Kosoves. Qytetarinne fjlae ishte police i Kosoves qe pak kohe me pare u largua nga policia e Kosoves me urdher te Aleksander Vucicit.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mitrovicë

        Vetem shqiptaret butak qe skane tru por qe mendojn me bark e kuletë i blejn mallrat e shkjaut.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Genti

          Se kuptoj ç'bën KFOR dhe EULEX në Kosovë. Apo janë sa për sy e faqe aty ?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje