BE: Kosova rrezikon rrugëtimin evropian, nëse s’e themelon Asociacionin

2 Prill 2024, 14:00Rajoni TEMA
BE: Kosova rrezikon rrugëtimin evropian, nëse s’e themelon

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë të martën se Kosova duhet ta zbatojë urgjentisht detyrimin shumëvjeçar për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe në vend dhe paralajmëroi se ajo do të përballet me pasoja në rrugën e saj drejt BE-së, nëse dështon ta bëjë këtë.

Ai tha se themelimi i Asociacionit është detyrim për Kosovën dhe “kjo është përsëritur disa herë nga Bashkimi Evropian në nivelin më të lartë, atë të liderëve evropianë“.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.


Në fund të vitit të kaluar, bashkësia ndërkombëtare ua paraqiti palëve një draft për statutin që do të kishte ky asociacion. Palët, fillimisht, thanë se e pranojnë në parim, por nuk kanë bërë asnjë hap përpara.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 19 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk e ka pranuar këtë draft-statut.

Stano e përsëriti se themelimi i Asociacionit lidhet me përparimin e Kosovës në synimin e saj për t’u bërë pjesë e bllokut.

“Nëse Kosova nuk është në gjendje të japë rezultate në këtë drejtim, atëherë nuk do të shihet si sinjal pozitiv se ajo dëshiron të lëvizë në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve [me Serbinë], që tash është i lidhur me përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së“, shtoi ai.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe vazhdojnë të ngulin këmbë se Kosova është e detyruar ta themelojë Asociacionin.

Stano theksoi se çështja e themelimit të Asociacionit vazhdimisht diskutohet në takimet me palët.

Megjithatë, ai tha se në takimin e kësaj javë në nivel të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, çështja kryesore do të jetë gjetja e një zgjidhjeje për dinarin e ndaluar serb në Kosovë.

Ai tha se bisedimet e javës së kaluar shënuan përparim dhe se ato do të vazhdojnë të enjten e 4 prillit në Bruksel.

Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.

Kjo çështje, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë.

Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re./ REL

5 Komente

  1. A
    Antiamerikanet komkryq n'Prishtine, turp!

    Kosoven po e co Kurti drejt me vrap e n'Serbi, do shihni, keq na vjen por dardanet kaq kuptojn te shkretet.

    1. F
      Flamur Struga

      Vetem ky fakt: merr pagesa nga buxheti i serbise: eshte nje fakt nga shume fakte te tjera,qe serbine e cmendur ta mbaj me iluzione se : si prove para cdo gjykate ne bote qe ka te bej me lirine dhe te drejtat e nje pakice ,per tju ngjitur shtetit ame,..kete e kerkon rusia,kina qe serbia ta mbaj me cdo kusht.Pastaj,aleatet e rusise kines ,me anen e derdhjeve te theseve me euro ose dollare ,blejne stanon,lajcakun dhe plote stano dhe stanovice te tjere.Turp..

      1. A
        Agim Shtrembari

        Kurti ne vend te "bashkepunonte" me perendimin dhe te thoshte se do e bente asociacionin, thoshte se nuk do e beje por praktikisht po e ben. Po te bashkepunonte me Evropen kish mundesi qe asociacionin ta bente sipas interesave te Kosoves(ta katandiste kokoshin nje thele)... Kundershtimin, qe i beti perendimit, Kurt shejtani do e shfrytezoje qe asociacionit ta beje sipas ideve te Vuciqit dhe te justifikohet ne sy te idjoteve se "ja une nuk kishja se cte beja". Spiun pa bythe dhe i djallezuar ne kulm!

        1. b
          bashkimi per drejtesi

          Gënjeshtrave - mashtrimit të popullizimit të VV dhe Guxim doli boja sepse shumica e popullatës e kanë kuptuar lojën Vuçiq - Kurti bile edhe nga radhët analfabetëve funksional. Kurti tashmë është izoluar faktori ndërkombëtarë dhe askush nuk ia venë veshin. Ai ka mbete veç me përkrahësit fanatik dhe disa propagandues - analist gazetave - portaleve të paguar nga qarqet e dyshimta kundër shqiptareve. Sa i përket Vuçiqit gjenocidit ai qëndron para trandeshit me lak në fyte është para aktit të kryer dhe s’ka më mundësi manovrimi. Pasojat e çmendurisë nacionaliste serbomadhe dhe përkrahësve të tyre shqipfolëse - analfabetet funksional që po vallëzojnë me propagandën serbo ruse do ti heq populli - kombi shqiptar në Kosovë e më gjerë, por dhe kjo gjendje shpejtë do të merr fund pa e cenuar LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS.

          1. K
            Koli

            Po ikni or Europiane se na e Peshtiroset fare kete Mut Europe me Kosoven.I thate para disa vitesh jepni Cakorrin Malit te Zi,e bene Kosovaret.I thate jepni Tokat e Manastirit te Decanit per Europen e bukur,e bene Kosovaret.Tani i thoni beni Asosacionin(Eshte panvaresi per Autonomi),do e bejne dhe kete Kosovaret.Dhe cfare do marrin si shperblim:Nje Mut te madh me Emrin Europe,qe po u futen duan te pakten 100 vite.Po shkoni beni cicen baces or Shkerdhata Europiane.

            Lini një Përgjigje