Analisti nga Kosova Berat Buzhala thotë se ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nga takimi i Ohrit, megjithëse nuk u firmos nga asnjë prej palëve.
Buzhala shprehet se Kosova ka marrë përgjegjësi aktive në këtë marrëveshje, dhe kjo është për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Kjo do të thotë që serbët e Kosovës do të formojnë një Parlament që do të ketë kompetenca vetëm për komunat serbe.
Por Buzhala sheh një rrezik në këtë aspekt.
“Çka është rreziku më i madh i Asociacionit në botëkuptimin tim është grupi politik sepse më në nuk do të jetë i rëndësishëm zv/Kryeministri i Kosovës që është serb, nuk do të jetë i rëndësishëm deputeti serb në Kuvendin e Kosovës.
Do të jetë i rëndësishëm referenca politike. Nëse ky Parlament i tejkalon kompetencat e tij, Gjykata Kushtetuese e Kosovës është instanca finale që thotë gabim, anulohet ky vendim. Domethënë është e parashikuar me draft-statutin që e kanë parashikuar gjermanët, Gjykata Kushtetuese është instanca finale”.
Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin e konsideron politikanin më gënjeshtar në Ballkan, e kjo në aspekt të qëndrimeve që ka mbajtur për Asociacionin:
“Nuk është aq tragjike sa duket nëse Albin Kurti nuk e do kishte bërë aq tragjike dhe tani për t’i ikur emrit Asociacion po shpik lloj-lloj. Ky po gënjen. Albin Kurti është gënjeshtari më i madh në Ballkan aktualisht sa i përket politikës.
E ka pranuar marrëveshjen. Albin Kurti ka fituar më 14 Shkurt 2021, ka bërë fushatë me muaj të tërë ka thënë kurrë nuk do bëj marrëveshje me Serbinë. Asnjëherë. Nuk e pranoj Asociacionin, pa kërkuar falje Vuçiç nuk ulem në tavolinë. Dy vite me dialog po merret”.
“Albin Kurti i ka tradhëtuar të gjitha idealet e tij. Ka mashtruar. I ka fituar zgjedhjet duke tradhëtuar premtimin e tij. Nëse do të ishte transparent, shkëmbimi i territoreve do të kishte zgjidhur problemet me Serbinë, është më i llogjikshëm.
Aktualisht ne as nuk kemi njohje në qendër, as nga Serbia, por kemi çimentuar, atë që tha ambasadori amerikan, do të kalojmë nga një status-quo në një tjetër. Me çfarë e njeh pavarësinë e Kosovës Vuçiçi sipas këtij plani? Kosova është e njohur nga 115 shtete të botës, ne jemi në organizata ndërkombëtare”, tha Buzhala.
Në takimin e Ohrit, sipas Buzhalës, është Kosova ajo që ka marrë përgjegjësi aktive, kurse Serbia sipas tij është pasive pasi nuk do të ndryshojë asnjë ligj.
“Serbia ka marrë përgjegjësi pasive në marrëveshje. Është zotuar që nuk do lobojë kundër Kosovës. S’ka nevojë, e bën Rusia atë. Asnjë ligj nuk ka për të ndryshuar Serbia si pasojë e kësaj marrëveshje.
Ne kemi marrë përgjegjësi aktive. Ne do ta themelojmë Asociacionin që këta e kanë quajtur një organizatë për vetëmenaxhim”, tha Buzhala.
Ky Buzhala dhe po tha ndonje gje qe ja vlen nuk besohet. Shume i lodhshem e i pabesushem si anti Kurt
Ky debil Berat Buzhala,sikur te kete gjak serbi ne trup,sikur i ati i keti eshte milloshevici.Dhe e ema?jovanka e titos.Kur lexon buzhalen mendon se eshte nip rusie me urrejtje te cmendur ndaj progresit te Kryeministrit Albin Kurti dhe te gjithe atdhetareve te vertete qe i ka Republika e Kosoves.Ky kuisling kolaboracionalist aftesin e vet e ka te fituar nga ligjeratat e rusoserbeve,te rangut famekeq milloshevician ,Nje i pa fetyre ,si ja lejon ndergjegjja kur thote se Albini eshte genjeshtari me i madh ne europe,ku bazohet ku e ka krijuar gjithe kete urrejtje patologjike ky qen i terbuar?artikuj te ketille vetem rusoserbet kriminelet rusoserb i bejne per gazetat dhe popullin e tyre.Deri sa ka qen te ketille sherbetor te armikut,do themi: kombi i mjere dhe kombi i gjore me keto zuzare te mallkuar....
Buzhala ka te drejtë qe tha se Albin Zajednica është genjeshtari dhe mashtruesi më i madhe në qind vitshin e fundit në Europë
NJERËZVE si ti, të mendjes tënde, iu thonim "KRYESHOP", ose vetëm "SHOP". E di që atributi shkjop kishte përmbajtje përbuzëse dhe përcaktonte një njeri kokëtrashë, ose njeri të pafytyrë. Mos Albini do na bëhej perëndi e pastaj ta digjnim të gjallë pse nuk bëri punë perëndie. Dhuna nuk di për hatër, ose fuqia nuk do të di për lutje.