Berisha shqyen "thesin", 6 mln dollarë lobim - Klodian Tomorri shpjegon kontratën marramendëse të PD

28 Prill 2025, 22:04Rajoni TEMA
Berisha shqyen "thesin", 6 mln dollarë lobim - Klodian Tomorri

Gazetari Klodian Tomorri sqaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV kontratën 6 milionë dollarë të lobimit për PD-në në SHBA. 

Tomorri tha se kjo është kontrata më e madhe lobuese deri më sot dhe ka shifrën 250 mijë dollarë në muaj, për dy vite. 

“Është një kontratë e cila gjurmën e parë shkresore e ka në datën 30 mars, në një letërkëmbim mes kompanisë Continental Strategic dhe zotit Nuredin Seci, që del si përfaqësues i një fondacioni shqiptar, Make Albania Great Again. 

Është firmosur edhe nga Flamur Noka. PD në rolin e klientit, ka kontaktuar përmes atij që i thotë fondacioni MAGA, fondacion shqiptaro-amerikan, një kompani lobimi që zotërohet nga njëerëz shumë afër presidentit Trump, kundërejt pagesës mujore 250 mijë dollarësh, me qëllim lobimit pranë qeverisë dhe Kongresit për llogari të PD.

Në aspektin financiar afati është 2-vjeçar, por ka një klauzolë që thotë se në rast se një nga palët dëshiron mund ta ndërpresë kontratën pas tre muajsh. Paguhen 750 mijë dollarë, janë paguar ndërkohë, por nëse PD do ta ndërpresë pas 3 muajsh kontratën, njofton pas 60 ditësh kompaninë dhe mbetet kjo shumë.

Cilat janë shërbimet? Kjo është kontratë përmes së cilës PD kërkon akses në Ëashington, në majën e pushtetit amerikan, në qeverinë dhe Shtëpinë e Bardhë.

Të gjithë janë njerëz të rrethit të ngushtë të Donald Trump.

Një nga shërbimet e para, që kompania ka ofruar për llogari të PD ka qenë krijimi i një kontakti telefonik me shefin e kabinetit të Sekretarit Rubio, që është njeriu që ndjek politikën e jashtme.

Kjo është përmbledhtas thelbi. Nuk është kontrata e parë që bëhet nga një parti në SHBA. Është më e madhja e bërë ndonjëherë. Nëse ezaurohet, është 6 mln dollarë, kontrata më e madhe, por ne nuk mund të themi do të jetë 6 mln, sepse koha e realizimit është 2 vjet dhe instrumenti i ndërprerjes para kohe”- tha Tomorri.

3 Komente

  1. U
    Une

    E ku ka lek qe e pastron llumhanen qe ka kaluar ne kte vend per 113 vjet…

    Përgjigjjuni
    1. 0
      0 0 7

      Klodi , ti i ke bere nje sherbim te madh vendit me kete qe me zbuluar por nje keshille te duhet dhene . Merr masa e ruju se banda terroriste e Sali kriminelit jane goditur keq atje ku nuk e prisnin e aq me keq nga ty dhe je ne rrezik per koken .

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ylli Rakipi tall trapin me Klodian Tomorrin dhe Ab

        Ylli Rakipi e ka ul boll pazarin duke ftuar ne studio Klodian Tomorrin aoo ate kokelopen Abilekaj me kostum te zi qe eshte trim te ofendoje Ameriken. Abilekas lufton per demokracine, pika ne bythe Qim Pekes qe asht shef i Abilekes.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje