Mblidhen për herë të shtatë deputetët për konstituimin e Kuvendit

27 Prill 2025, 09:50Rajoni TEMA
Mblidhen për herë të shtatë deputetët për

Deputetët do të mblidhen sot në 10:00 për herë të shtatë për konstituimin e Kuvendit, ndërsa ngërçi institucional po vazhdon që prej 15 prillit, kur nisi seanca konstituive.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, të premten dështoi sërish t’i merrte 61 votat e nevojshme. Vetëm 57 deputetë votuan për zgjedhjen e saj në këtë pozi.

LVV-ja po insiston në emrin e Haxhiut, deputetes e cila për Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës konsiderohet si figurë përçarëse.

Një takim “konsultativ” i thirrur nga LVV-ja, u mbajt të mërkurën, pasi paraprakisht, të hënën, nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca kërkoi “kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë” dhe përmendi nevojën për një “marrëveshje politike” për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Takimi rezultoi i pasuksesshëm, siç dëshmoi vazhdimi të premten.

Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i LVV-së Avni Dehari tha se  Evropa e nuk e kanë ndëruarr kandidaturën dhe konfirmoi se s’ka ndonjë përpjekje tjetër për të diskutuar me partitë e tjera për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Jo, e kemi kryer takimin konsultativ, tash do të vazhdojmë me mbledhjen, siç është në plan”, është shprehur Dehari.

Deri tani, LVV-ja nuk ka dhënë shenja se do ta sjell një emër tjetër si kandidat/e për kryetar/e të Kuvendit.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja thonë se LVV-ja nuk mund t’ua obligojë votimin e Haxhiut për kryeparlamentare, ndërsa nga partia e Albin Kurtit kjo interpretohet si shkelje, pavarësisht se deputetët e kësaj partie nuk kanë votuar asnjëherë më parë asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit që s’ka ardhur nga kjo parti.

2 Komente

  1. K
    Kosova asht zgjue per mire

    Bravo opozita ne Kuvendin e Kosoves, bravo e madhe.ma mire keshtu se sa me nje tjeter qeveri Kurti anti perendimore.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taku

      Kudo shef komente Kosovare duke share Shqiperine a thua se vete jane zvicer. Tru mire qe s kane, po mirenjohje a kane ndopak keta? Une jam shokuar sinqerisht. Ne te semes vafshin, debilat. As na kercet fare ca bejne

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje