Arrestohet ministrja e Punës në Sarajevë, dyshohet për punësim të paligjshëm

25 Prill 2025, 15:13Rajoni TEMA
Arrestohet ministrja e Punës në Sarajevë, dyshohet për

Policia në Sarajevë ka arrestuar Enda Paviç-Paçenkoviç, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Personave të Zhvendosur dhe Refugjatëve, nën dyshimet për punësim të paligjshëm, konfirmuan nga Zyra e Prokurorit në Kantonin e Sarajevës.

Policia ka bastisur zyrat e Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe Rinisë në Kantonin e Sarajevës.

Bastisjet dhe arrestimi i ministres së Punës janë në kuadër të vazhdimit të operacionit të quajtur “Zarfi”. Në kuadër të këtij operacioni, më 10 prill u arrestua ministrja e Shkencës, Adna Mesihoviq, po ashtu nën dyshime për punësim të paligjshëm.

Zyra e Prokurorit në Kantonin e Sarajevës i akuzon ministren Paviq-Peçenkoviq (nga Partia Socialdemokrate e Bosnje e Hercegovinës) që së bashku me ministren Mesihoviç (nga partia Për Gjeneratën e Re) se me ndërmjetësimin e Ibrahim Obhoxhash, kanë favorizuar motrën e Obhoxhashit për t’ia mundësuar punësimin asaj në Ministrinë e Punës.

Obhoxhash është anëtar i Bordit të Drejtorëve në Agjencinë e Punësimit në Kantonin e Sarajevës dhe ishte anëtar i Komisionit që kreu procedurën e punësimit.

Ai u arrestua më 11 prill dhe dyshohet për veprën penale të pranimit të dhuratave apo formave të tjera të përfitimit apo të ndërmjetësimit në emërimin e drejtorit të Qendrës Studentore në Sarajevë.

3 Komente

  1. M
    Makbethi

    A burgoset kjo bukuroshe për dicka që ndër ne as që bie në sy. Ju të Bosnjës boshnjake nuk dini se cka është maraku i sevdasë abuzive!

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ???

      E kane arrestur per qef! I ka vene syrin drejtori i burgut dhe e donte ta kishte afer te zyra!!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zgjidhja hamletiane - tragjikja e bukurisë

        I placin sytë drejtorit të burgut ! A njolloset me dorë kjo "LULEMOSMËPREK" !

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje