Sërish në zgjedhje për Albulena-n?

25 Prill 2025, 19:25Rajoni TEMA
Sërish në zgjedhje për Albulena-n?

Albulena Haxhiu ka reaguar pas dështimit të radhës për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e Vetëvendosjes duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet, pavarësisht pengesave për që po has, por përkundrazi u shfaq sfiduese, duke theksuar se mungesa e vullnetit politik për të konstituar Kuvendin po e shtyn vendin në mënyrë të pashmangshme drejt zgjedhjeve të reja.

“Duket që ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, por ne jemi shumë të gatshëm që t’i presim partitë politike, që të flasim me to për datën e zgjedhjeve. Nëse ata refuzojnë që ta konstituojnë Kuvendin, atëherë është e qartë që vendi duhet të shkojë. 

Kushtetuta parashikon që duhet të jenë 61 vota për kryetarin e Kuvendit, njësoj vlen edhe për nënkryetarët e Kuvendit. Sipas kësaj logjike, i bie që nëse ata refuzojnë që të votojnë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë ku do t’i marrin ata 61 vota për të votuar nënkryetarin”, tha ajo.

Haxhiu shtoi se Vetëvendosja është e hapur për dialog me partitë e tjera, lidhur me caktimin e një date për zgjedhjet. Ajo dështoi sot për të katërtën herë për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit me 57 vota pro, 48 kundër dhe 3 abstenime, ndërkohë që nevojiteshin 61 vota për zgjedhjen e saj.

2 Komente

  1. G
    Gogo

    Per Albulena-n? Ku e keni mesuar shqipen mor derra...

    Përgjigjjuni
    1. d
      dhjet vendosja

      Me mire nje handikape sic eshte kjo se sa i paftyre sic jane ata qe e kane propozuar ate.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje