Deputetët u mblodhën mëngjesin e sotëm me qëllim për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, pas shumë tentimesh të dështuara, por as sot nuk u arrit dakordësia!
Vazhdimi i shtatë i seancës konstituive nisi në orën 10:00.
Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postimin e kryetarit të Kuvendit.
Konstituimi i Kuvendit, i nisur më 15 prill, dështoi gjashtë herë radhazi, për shkak se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu.
Vetëvendosje i ka 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës. Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë më shumë se 57 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjidhur, në katër herët që u hodh në votim.
Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si “figurë përçarëse”, derisa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk dëshiron ta votojë asnjë kandidat të partisë fituese.
Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu është kandidate meritore dhe, përkundër se ka bërë thirrje për marrëveshje politike, ka hedhur poshtë mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.
Sipas Kushtetutës së vendit, partia fituese gëzon të drejtën për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, tha për Radion Evropa e Lirë se moskonstituimi i Kuvendit e ka vënë në pah jo vetëm mungesën e konsensusit politik, por edhe mungesën e vullnetit për të respektuar përgjegjësitë institucionale që dalin nga vetë rezultati i zgjedhjeve.
Ai theksoi se ngërçi institucional po zgjatet “në mënyrë të rrezikshme, duke thelluar krizën politike dhe duke e vendosur vendin në një rrugë të pasigurisë kushtetuese”./REL
Bin bytha po e çon Kosoven ne katastrofe dhe si te trashe qe jane nuk duan tia dine per situaten globale qe bota po shkon per lesh dhe fati shqiptareve dhe trojeve te tyre ne Ballkan mund te behen plaçke tregu si me 1878 e 1913 dhe vetem per ego dhe karrike bythe , Kushtetuta e Kosoves e thote qarte qe partia e pare propozon kuvendit kandidatin e saj e kuvendi vendos me vote , por Bin bytha loz me detyrim percaktim duke futur vendin ne krize konstituticinale me qellimin e vetem se nuk pranon humbjen e zgjedhjeve se i bie hunda ne mut me krekosjen si gjel te mbrojtur nga Kfori , mjere populli fukara me keta plehra ne krye .
Kosova ashte demokraci shembull per Shqipnine. Na jena 100 vjet para jush (Nuk jam vertete koqevar po keshtu mendojne ata hahahahha)
Kosova ma mire te mos kete hiq qeveri, se sa nje si ato te Albin klyshit te Vucicit dhe vlla i Sali kermes shqiptare.
Ne gjithe keto vte, kosovaret kane deshmuar katerciperisht, qe jane nje specie, qe e kane te pamundur te krijojne shtet.
Eh mor Kurthi, dështimit Cep um cep për 500 K, ndihma e Vuçiqit përsëri dështim Cep um cep, dështim në Kuvend. Gjithë këto vite mashtrim cep um cep drejtë fundet të yetë dhe Vetë fundosjes. Kotë e ke cep um cep që mbyll disa lokale kinse po dëmton Serbin por Vuçiq i ka urdhëruar serbët që mos kundërshtojnë dhe përsëri dështim cep um cep. Ke filluar të vizitosh qofte edhe një gur që ka lidhje me UÇK dhe veteranet dhe përsëri dështim CEP UM CEP etj. Ke zbuluar fytyrën tënde kundër kombit shteti të Kosovës, BE dhe SHBA-s dhe lidhjet me mafinë ndërkombëtare kundër shqiptare