Kosova nuk arrin të konstituojë Kuvendin, Krasniqi: Kurti po sakrifikon Haxhiun

27 Prill 2025, 15:23Rajoni TEMA
Kosova nuk arrin të konstituojë Kuvendin, Krasniqi: Kurti po

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për postin e Kryetares së Kuvendit. I pari që e ka bërë të ditur këtë fakt ishte numri dy i LVV, Glauk Konjufca, nga foltorja e kuvendit. 

Albulena Haxhiu ka marrë sërish vetëm 57 vota pro, nga 61 vota të nevojshme për të marrë këtë post. Kundër saj votuan 41 deputetë nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, ndërkaq, tre deputetët e Nismës Socialdemokrate abstenuan sërish.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se “insistimi arbitrar i Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun po pamundëson që të lëvizet nga ky pozicion”.

Krasniqi tha se nuk ka vota për Albin Kurtin kryeministër, dhe sipas tij, Kurti “po e sakrifikon Albulena Haxhiun”.

Hykmet Bajrami, e cila është propozuar si shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se partia fituese e zgjedhjeve nuk mund të imponojë votën për në Kuvend. Sipas saj, institucionet konstituohen me marrëveshje politike, mirëpo LVV-ja po insiston t’i marrë të gjitha pozitat institucionale pa e pasur shumicën në Kuvend.

Ndërkohë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se zgjedhjet janë skenari i fundit, megjithatë ai u shpreh se janë të gatshëm. Pas dështimit të përpjekjes së shtatë për konstituimin e Kuvendit, ai tha se sot “pati progres dhe rënie të votave kundër për kryeparlamentare”. 

Në seancën e sotme, deputetët duhej t’i emëronin kryetarin dhe pesë nënkryetarët, në mënyrë që ta konstituonin Kuvendin e Kosovës përfundimisht. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të hapet rruga për formimin e qeverisë së re.

Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse. Edhe për formimin e Qeverisë së re asaj i duhen të paktën 61 vota.

6 Komente

  1. h
    hila

    Albin Kurti e Sali Berisha i te njejtit kallep. Te dy spijune, anti komtar, te dy komunista Sovjetik, te dy sheptore te Serbis.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Timi

      Albin M.. ti edhe ka nevojë edhe hedh kushte. Ka javë që nuk ju flet as gazetarëve. Ka qëllim të shkojë në zgjedhje të reja me shpresë se ndoshta fiton i vetëm. Kot mundohet. Po i bie maska çdo herë e më shumë.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Boni kujdes o z. Krasniqi, shpetojeni Kosoven

        Leni pordhet ti idiot Karsniqi, e baj kujdes mos jua fut per shalesh Albini. Po e mundesuar nje te trete qeveri te Kurtit, ti e Abdixhiku e kini vendin ne ferr, dhe Kosova nuk do jua fal ket tradhti. Sa per Limajn mos kini derte, se ia ka vu Perendimi bolet ne bige atij qelbesire anti-UCK. Asht shansi i fundit per PDK, LDK, AAK dhe Nismen per me e shpetue Kosoven duke cue Kurtin ne opozite, e ma oas ne Hage.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taku

          Kudo shef komente Kosovare duke share Shqiperine a thua se vete jane zvicer. Tru mire qe s kane, po mirenjohje a kane ndopak keta? Une jam shokuar sinqerisht. Ne te semes vafshin, debilat. As na kercet fare ca bejne

          Përgjigjjuni
          1. T
            Timi

            Taku lexo edhe komentet pozitive për Shqipërinë dhe jo vetëm ato të debilave në Kosovë. Nuk është e vërtetë ajo që thua. Ata që vdesin për Shqipërinë në Kosovë i gjen kudo, mjafton te shkosh në qytetet e Kosovës.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Taku

              O shoku mos mashtro. "vdesin per shqiperine" eshte nje klishe dhe perralle qe s ta ha njeri. Mund te thoje : kane simpati per Shqiperine. Dhe prape, nga eksperienca ime, jane minorance ata qe na kane me sy te mire ne Kosove

              Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje