Blendi Fevziu, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit që ka tronditur opinionin publik në Kosovë e Shqipëri.
Fevziu tregoi se fillimisht mbeti i trishtuar kur pa se bashkëshort i viktimës në atë që fillimisht u raportua si grabitje e shkuar keq ishte Naim Murseli, pasi e kishte takuar disa vite më parë në Prishtinë. Ai tregon se 33-vjeçari i kishte dhënë përshtypjen e një njeriu të kulturuar e të sjellshëm. Për këtë arsye tentoi që t’i gjente numrin e telefonit për t’i dërguar një mesazh ngushëllimi për këtë ngjarje të rëndë.
Por Fevziu rrëfeu se është tronditur kur policia e arrestoi dje atë për vrasjen e bashkëshortes. Sipas tij, është e vështirë të gjesh një arsye pse ai e bëri këtë krim, por një gjë është e sigurt, që çdo person që kryen një akt të tillë, meriton të quhet vetëm “kriminel”.
“Pak ditë më parë, lexova në mediat online një lajm i cili ishte tejet i trishtë. Një grua e re kishte humbur jetën në sy të dy fëmijëve dhe bashkëshortit në një tentativë grabitjeje në rrugët e Prishtinës. Mu duk një lajm pak i çuditshëm për Prishtinën e cila sigurinë e ka në nivele shumë të larta, por u trondita akoma më shumë kur pashë fotografinë e çiftit. Në krah të gruas së ndjerë, pashë fotografinë e bashkëshortit, i cili ishte një personazh me të cilin sa kujtoj jam përshëndetur diku në një nga hotelet e Prishtinës disa vite më parë.
Më kishte bërë përshtypjen e një njeriu të kulturuar, të sjellshëm që më tregoi se ishte emigrant në Suedi dhe se e donte shumë Kosovën dhe se njihte të gjithë elitën e Kosovës. Kur pashë fotografinë e djalit dhe ndjeva një trishtim tejet të madh tentova t’i gjeja numrin e telefonit për t’i dërguar një ngushëllim për t’i thënë që të bëhej i fortë për të rritur dy fëmijët e mbetur jetimë, për t’u munduar që ata të kishin sa më pak trauma nga vdekja e nënës përpara syve të tyre. Por dje lexova që policia e Kosovës kishte identifikuar si organizatorin të vrasjes së bashkëshortes pikërisht bashkëshortin.
Mbeta tejet i tronditur në radhë të parë sepse njerëz të tillë që duken normalë, por që kanë ndjenja të tilla kriminale janë kaq pranë nesh. Edhe pse policia dhe drejtësia nuk kanë thënë përfundimisht fjalën e tyre ka shumë mundësi që versioni real të jetë ky. Ndaj pyeta veten. Çfarë mund ta bënte një burrë që të vriste bashkëshorten e tij në sy të dy fëmijëve, t’i linte ata me një traumë kaq të madhe, t’i largonte nga jeta një grua, një vajzë të re, e cila kishte menduar të kalonte jetën me të, e cila ishte bashkëshortja e tij, që kishin kaluar ditë të gëzuara dhe të trishtueshme padyshim, që i kishte sjellë në jetë dy fëmijë dhe që shpresonin t’i rrisnin së bashku? Ka shumë pse.
Është padyshim e vështirë të gjesh një arsye, por një gjë është e sigurt. Çdo njeri që kryen një akt të tillë nuk meriton asnjë fjalë tjetër përveçse kriminel. U prehtë në paqe gruaja e re dhe shpresoj që fëmijët ta kalojnë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja këtë dramë”, thotë Fevziu.
Liridona Murseli humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës. Rreth 48 orë më vonë, policia arrestoi bashkëshortin e saj, Naimin, si porositës të vrasjes, Granit Plavën si ekzekutor dhe Kushtrim Kokallën si bashkëpunëtor në këtë ngjarje shumë të rëndë.
Kokë kari Fevziu,e ndjen aromën e parave,dhe i ndjek si miu pas erës së djathit.
????
Edhe kur takon Fevziun, kujton se ke takuar nje njeri normal. Pastaj ai hap gojën dhe flet, dhe ti e kupton se ke takuar nje trap zalli.
Ky Spiuni Legjendare i Sigurimit te Shtetit , Altopolanti 33 vjecare i Familjes Feudale te Saliut eshte fytyre e zeze hajdut i pa skrupullt pronash ; Krimneli me i sofistikuar ne Shqiperi. Agjen i Rusise , Kines dhe Serbise... Kur do gje vendin e merituar ky delirant gjithollog...???!!!
Doli ky surrat qeni i Saliut te Vicidolit qe i ka sherbyer 30 vjet Saliut ne kembim te vjedhjeve te pronave vrasjeve...
Ik o Fevzo për kokën tënde se na e shpife. Je bërë i padurueshëm.
Nivelin kulturor të një personi e tregon shpirti i tij dhe aspak niveli arsimor, profesional apo paraja!
Fevzo eshte njishi per pare megjith ate kryehajdutin Frangaj.
Doli lehsi 33 vjecare i Saliut te Vicidolit , ky hajdut gjigant pronash me ndimen e Saliut eshte i kudo ndodhur , gjithollog pa cipe krimiel dhe vrase gjak ftohte..... produkt i Familjes NeoFeudale te Shqipnise Saliut te Tropojes e o popull u ngiten hale rrezua malet.... !!!!!!@
Nena eshte krijesa me e shtrenjte ne kete jete per femijet! Kur dikush (pavarsisht motiveve) organizon vrasjen dhe i merr jeten nenes se femijeve te tij, nuk meriton as te quhet e as te trajtohet si njeri askund ne kete planet. Nuk meriton te jetoje asnje sekond me shume!
Edhe ju z Faqeziu dukeni i kulturiar por koha do ta tregoj se i njejti jeni por me merida me te justifikura!
fevzo duket origjinal kokekar
fevzo duket origjinal kokekar
fevzo duket origjinal kokekar
fevzo duket origjinal kokekar
fevzo duket origjinal kokekar
Do kete ndonje dell nga fshatrat e Skraparit.At
Do kete ndonje dell nga fshatrat e Skraparit.At
I kultruar si puna jote...pis e bythlepires qe akoma i lepin bythen kriminelit non grata Dali qen Berishes...
Keshtu shfaqeni te gjithe ju o Fantomas si te kulturuar por jeni qelbesira halesh edhe pse ju duket vetja çoç jeni
Sa shume i njihke njerezit ti koke lope? Ke shume miq si puna e ketij sepse sic duket paske miq vetem vrases si puna a Saliut!
Ha,ha. Sa te frustuar jane komentuesit. Masturubuan duke share Fevzon...besoj qe jane me te qete tani