Familja Ademaj i jep familjes Murseli dy ditë besë, prindërit e Naimit largohen nga Kosova

2 Dhjetor 2023, 09:26Rajoni TEMA
Familja Ademaj i jep familjes Murseli dy ditë besë, prindërit e

Vrasja e 33-vjeçares Liridona Ademaj Murseli mori kthesë ditën e djeshme, kur Policia e Kosovës arrestoi burrin e saj Naim Murselin, Granit Plavën e Kushtrim Kollakën, si të dyshuar për vrasjen e saj në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Pak orë para se të arrestohej, Naim Murseli mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Liridonës, ceremoni kjo që u krye në fshatin e tij.

Ndërsa, vetëm pak orë pas arrestimit të të njëjtit, familjarët e tij raportuan se kanë anuluar vizitat.  

Prindërit e Naim Murselit kanë vendosur të kthehen në Suedi. Gazeta Sinjali raporton se familja Ademaj, familjes Murseli i ka dhënë dy ditë besë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra, duke shtuar se të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa të të ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore.

18 Komente

  1. N
    Nini

    Dy dite bese perndryshe do i vrasin familjarisht? Me pak fjale barbare te patentuar.

    1. R
      Realisti

      Skandaloze....!!! Personi u arrestua dhe do pagojë gjithë jetën për atë që bëri. Çfaj kanë babai apo vëllai i tij? Ata nuk kanë gisht në këtë krim dhe ndjehen të turpëruar. Pse duhet këta njerëz të pafajshëm të paguajnë për diçka që nuk kanë bërë??? Kafshëri lashtësie!

    2. T
      Toni

      Nuk e dija që edhe në Kosovë është defakto në fuqi Kanuni i Lek Dukagjinit. Para se të hyjmë në Komunitetin Europian, duhet të hyjmë njëherë në Komunitetin Human

      1. E
        Eda

        Po vrave vriti 1 me 1 ndryshe kto jan te pa bes te vrasin noten e te qajn dite dashkan edhe bes ptu fare keqe vrat nji grua nen me 2 femij

      2. D
        Dauti

        A ju fshifte kolera megjithr besat tuaja o kafshe parahistorike. Po pse pa besen, ca do bejne keta tribale? Ai qe kryeu krimin eshte ne burg, cpune kane prinderit e ketij?

        1. k
          kola

          Filloj barbarizmi, 2 dit bes or taj......rob tegr, shpellar.

          1. B
            BURGU

            Ka ardhur koha qe gjaku vetem me gjak shlyhet dhe perseri ajo qe iku nuk kthehet me. Vetem keshtu mund te ndalet dora gjakatare. Ndryshe ky milet nuk mer vesh. Ja mori jeten ne pabesi. Mallkuar qofte. Te denohet me vdekje dhe perseri nuk e shlyen krimin. Ai mund te mos donte te jetonte, ndersa ajo ishte e re dhe nene e dy femijve. Mos e gezofshin jeten ato qd vrasin.

            1. B
              Berisha

              Malot,kriminele te lindur, me mendje jane akoma ne mesjete...

              1. Q
                Qirjako

                Pabesi Malokerie...Ne cdo drejtim qe ta marresh..Droge, kurveri, prostitution, e plot te tjera, keta shquhen..Enver Hoxha ishte ai qe kur fliste , edhe miza nuk levizte..Ky shtet me te tille njerez si Enveri behet...Shihni dhe shkruani..Fshati qe duket nuk do kallaus..Ne Shqiperi hajduteria, korrupsioni galopant..Hajde te presin njerzit dicka te prokopise nga keta..

              2. K
                Kosokari

                Barbaret, sikur kane shtet, apo....jo?!!!! Duan edhe Europe keta derra!

                1. X
                  X-drive

                  Ta qifshin familjen ato për të cilët shkruan, kar muti. Ne kemi shtet dhe do ta bajmë shumë të fortë, ndërsa me ju luan koqe një greko- gabel ( beler leshi- janulla) e ju me shumicë e votoni. Servila…

                  1. B
                    Bejkush

                    Erdhi erdhi Vuçiqi ooo...

                  2. G
                    Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                    Po ti ka don ore idiot? Lloji yt eshte vetem per xhungel.

                  3. A
                    Aron

                    Kjo nuk duhet te lejohet aspak. Autori qe beri kete vrasje te mundur eshte arrestuar dhe do denohet me ligj si cdokush qe ben krime te tilla. Atehere, cfare jane keto qe ndeshkohet gjithe familja qe nuk ka qene pjese e ketij krimi, se nje njeri i familjes eshte kriminel? Cfare ben shteti kur jepen te tilla ultimatume? E papranuesheme.

                    1. L
                      Lani

                      Të ishte i ri Ismaili e te shkruante përsëri për kanune!

                      1. Q
                        Qejfliu

                        Ne cfare mesjete hetoni ju koso dhe berisha. Dakort familja e viktimes thoni te mos ndjehet. Po i vrane vajzen, motren e nenen e dy femijeve te mitut qe mbeten jetim. A i meret jeta nje nene e femijve apo kushdo qofte. Kurrsesi jo. Vrasesi bashkeshorti me qetesi e ka plznufikuar te vrase gruan. Nuk i mendoj pasojat qe do te kishte? Per te pakesuar sado pak kriminalitetin duhet te hyje ne fuqi denimi me vdekje. Europa ka 25 vjet qe nuk po na pranon, nga momenti qe na kerkoi heqjen e ketij denimi. Cfare fituam? Vetem se u shuan njerezit duke vrare se e dinin qe ligji nuk vepron. Beni nje tabllo te ketyre viteve dhe pastaj dilni ne konkluzionin se ku eshte zbatimi i ligjit per krimet e vrasjeve. Erdhi koha te mos kursejme as nenat e femijve. Cfare kafsherie. Bashkeshorti i viktimes valle ka arsye per te jetuar. Me mire sot e te mos i leme femijet te matin gjakun e nenes se tyre.

                        1. K
                          Kujtim

                          Qejf paç! Fëmijët mbetën pa nënë ,dhe na propozon të mbeten edhe pa baba!? Sikur t'a dije ti çfarë do të thotë dënim me vdekje,çfarë gjurmësh të tmerrshme kanë lënë te ne që na binte tersi të ishim prezent në ndonjë ekzekutim në ato vite,do dridheshe përpara sesa të kërkoje këtë dënim... Se ai që porositi vrasjen e nënës të fëmijëve të tij nuk meriton asnjë minut më tepër jetë ,jam 1000% dakord ,por nuk bëhet më ajo punë. Vetëm burgu përjetë.... Përndryshe bëhemi të gjithë shokë me Naimin!

                        2. A
                          ATDHETARI

                          Organet e drejtesise kur vjen puna per te zbatiar dispoziten perkatese per veprat penale te vrasjes, e gjejne nje shkak gjoja ligjor per te bere ndryshimin e kualifikimit ligjor ne vepres penale ne favor te autorit. Te gjithe e kemi te fresket nje rast kur u vra nje i ri dhe gjykata e denoi autorin me 10 vite burg. Ja pra per kete drejtesi po flasim. Keto denime variojne sepse zbehen provat, lidhjet avokat-prokutor-gjyqrar. Per familjen e viktimes eshte vrasje per te dyten here masa e denimit nga gjykata. Mos i befte vaki as armikut.

                          Lini një Përgjigje