Daçiç: Çdo propozim që nuk e përfshin njohjen e Kosovës është bazë e mirë për bisedime

4 Dhjetor 2022, 13:56Rajoni TEMA

Daçiç: Çdo propozim që nuk e përfshin njohjen e

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se çdo propozim marrëveshje që nuk e përfshin Kosovën si shtet të pavarur dhe njohjen e saj, përkatësisht anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, është siç thotë ai “temë dhe bazë e mirë për diskutim të mëtejshëm”.

“Jemi larg një propozimi përfundimtar, por Serbia ka thënë qartë se cilat janë linjat e kuqe dhe ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Është e rëndësishme të marrim pjesë në dialog”, tha Daçiç.


Kryediplomati serb mes tjerash thekson se “nuk sheh përparim në dialogun Beograd-Prishtinë pa presion ndaj Albin Kurtit”.

Siç tha Daçiç, presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të vendosë nëse do të shkojë në Tiranë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe vendimi do të jetë në interes të Serbisë.

2 Komente

  1. e
    emigranti

    Ky hajvani I do bisedimet me palen Kosovare vetem per te perfituar Assosacionin, kishat e manastiret e caktuara nga Miloshevici dhe paprekshmeri te bandave serbe ne kembim te disa leshimeve kozmetike, por pa arritur paqen ne rajon te cilen e permbush vetem njohja reciproke dhe njohja e krimeve te kryera nga Miloshevici e langot e tij qe so levizin lirshem ne Serbi , madje jane te respektuar.

    1. A
      Ashtu Kot

      Kjo platforme serbe eshte identike me platformen e “reciprocitetit” te Albinit kur mori pushtetin. Reciprociteti i Albinit e trajtonte diallogun si “vrimen e fundit te kavallit”, ndersa njojen reciproke ne fillim. Sot Daciqi e ve diallogun ne fund dhe mosnjohjen ne fillim. Ketu dy platforma duket sikur vine nga i njjti burim dhe”vallja e vdekjes” qe Albini kercen me Vuciqin duket si e komanduar. Kur Albini ben nje hap para, Vuciqi ben nje hap mbrapa dhe keshtu kjo cfaqje ngjan me filmat vizatimore qe luhen sipas mjeshtrave te skenareve.

      Lini një Përgjigje