Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi i Marigona Osmanit, 15 vite për bashkëpunëtorin

4 Gusht 2023, 11:53Rajoni TEMA
Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi i Marigona

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani. Për bashkë[unëtorin Arbër Sejdiu u dha dënimi prej 15 vitesh burgim.

Marigona Osmani ishte 18 vjeç kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e së ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se e kanë vrarë Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur dhunën.

Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen për një serë veprash penale përfshirë atë të dhunimit, ndihmës në kryerjen e dhunimit si dhe vrasjes së rëndë në bashkëpunim.

Aktakuza thotë se Sejdiu kishte ndihmuar Krivaqën në kryerjen e veprës penale të dhunimit. Ai akuzohet se edhe pse ishte në dijeni se Krivaqa po kryente aktin e dhunimit, me dashje kishte marrë veprime në lehtësimin e kryerjes së kësaj vepre penale si dhe vazhdimisht kishte vëzhguar nëse ndonjë banor ishte duke lëvizur aty.

Që të dy akuzohen po ashtu se kanë tentuar të fshehin gjurmët e krimit, duke tentuar të fshehin pamjet e kamerave të sigurisë.

Krivaqa më parë shprehu keqardhje për atë që ka ndodhur. Paraprakisht Krivaqës, me kërkesë të avokatit mbrojtës, iu bë një ekzaminim psikiatrik, ku u konstatua se Krivaqa nuk ka ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore të karakterit psikotik.

1 Komente

  1. .
    ....

    Kto tipa te till mizerje nuk meritojn te marrin frym me,vetem varja nmes te qytetit ben pun per kto lloj qe ta ken shembuj kush do tjeter qoft qe mendon te bej tilla gjera,po sikur ti kishte ndodhur te pjestar te familjes se vet si do ndihesh?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje