Dështon edhe përpjekja e 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetët refuzojnë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit

2 Qershor 2025, 11:30Rajoni TEMA
Dështon edhe përpjekja e 25-të për konstituimin e Kuvendit

Përpjekja e 25-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës ka dështuar sërish këtë të hënë.

Deputetët e betuar nuk arritën të çojnë përpara procesin që ka nisur që nga 15 prilli, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet pas 48 orësh, të mërkurën, më 4 qershor.

Kjo ishte hera e 17-të rresht që dështon ngritja e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Deri më tani, janë miratuar vetëm dy pika të rendit të ditës: raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimi i deputetëve.

Procesi ka ngecur në pikën e tretë – zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Përplasjet politike për zgjedhjen e kryetarit

Kryetare e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash, çka ka shtyrë kryesuesin e seancës, Avni Dehari, të propozojë votim të fshehtë që nga 1 maji.

Ky propozim është kundërshtuar ashpër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, të cilat e kanë çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Ato e konsiderojnë jokushtetuese mënyrën e votimit të fshehtë dhe i kanë kërkuar Kushtetueses të ndërmarrë masë të përkohshme për të ndalur seancat, derisa të merret një vendim.

Refuzimi i bashkëpunimit

Katër partitë opozitare kanë refuzuar të propozojnë një anëtar për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë. PDK dhe AAK e konsiderojnë Haxhiun një figurë përçarëse dhe kërkojnë nga LVV të propozojë një kandidat tjetër.

LDK, nga ana tjetër, ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë kandidat të propozuar nga LVV.

Megjithatë, LVV, si fituese e zgjedhjeve të fundit, këmbëngul në kandidaturën e Haxhiut dhe ka përjashtuar mundësinë e një alternative.

Pritet një tjetër përpjekje më 4 qershor

Për konstituimin përfundimtar të Kuvendit kërkohet zgjedhja e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve. Vetëm pas kësaj faze, mund të procedohet me formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

9 Komente

  1. T
    Tani

    Kjo te behet mesim per Kosovaret qe shajne Shqiperine neper internet. Te tregoni respekt per nje shtet qe ka mbijetuar shumicen e kohes pa aleat. Jo vetem qe s beni dot kete por as bazen e bashkimit te popullit nuk keni

    Përgjigjjuni
    1. O
      Opozita e ka gjet ilacin per Kurtizmin

      Bravo opozita ne Kosove. Keshtu duhet vazhduar derisa te vjen koha per zgjedhjen e Presidentit mot. Eshte koha e fundit qe Kosova te shpeton nga lexhenda Kurti dhe sekti i LVV qe po e myt ket shtet te ri.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bejtulla Thana

        Po shikojmë në Kosovë diçka që ndodh rëndom në vende me traditë të varfër politike. Arena është e mbushur me degjeneratë dhe xhahilë të pangopur të cilët kanë ego të shfrenuar dhe nuk u rruhet kari fare për pasojat që i sjellin shoqërisë që i ka nxjerrë në sipërfaqe. Në këtë situatë ndërkombëtare të turbullt e plot me kurthe të njohura e të panjohura, Kosova ka dy muaj pa qeveri të qëndrueshme vetëm e vetëm se i duhet bërë qejfi egos vetjake të degjeneratit Albin Kurti. Helmi i propagandës së kultit të kësaj bande konspirative është përhapur ndër popull. Në rast të ndonjë shpërthimi të papritur dhune në Ballkan, Kosova mund ta gjejë veten me brekë nëpër këmbë, njëlloj si në 1912, kur ushtritë e krajl Pjetrit pushtuan për pak javë Prishtinën, Prizrenin dhe Shkupin duke hasur vetëm një rezistencë të ngordhur nga ana shqiptare. Në vend që të organizojnë shtetin për ditë të këqia këta dylberë konspirativë ndezin sherre politike të panevojshme dhe bëjë lojna pornografike me fatet strategjike të Kosovës. Një tmerr tjetër është opozita që është e çoroditur dhe e hutuar si pasojë e paudhësive të veta dhe hileve prej skudhi të Albini dhe dishepujve pjesëtarë të kultit të tij. Jemi duke parë me tmerr shthurjen e situatës në Kosovë me pjesëmarrjen masive të degjeneratëve të mbledhur në atë farë parlamenti si mizat në mut.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani

          Jane dhe negativ nje pjese e madhe e popullit Kosovar. Sepse kane aq kohe me percmime ndaj Shqiperise. Dhe me vjen mire qe realiteti i goditi

          Përgjigjjuni
        2. A
          Arbereshi

          vetem nje psikopat si Kurti i merr zvarre kosovaret ...

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zhan Valzhani

            Bravo, Kurti, pasi e le Kosoven pa miq e pa aleate, madje i detyrove ata t'i vene Kosoves sanksione, tani po e fut vendin ne qorrsokak vetem per kapricot e tua. Uroj qe opozita te rezistoje deri ne fund per ta shpetuar vendin prej teje. Dhe ti kenaqu me idhujtaret e tu trushpelare, qe dine vetem te shajne me liber shtepie e me fjalor te ndyre. Por edhe ti vete xhanem, vetem gjuhe vulgare perdor.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liqeni

              Le te perzgjidhet nje kandidat i paparti nga pakicat qe jane me banim ne Kosove. Nje malazez ose nje turk do t'i jepte fund kesaj gurguleje te kote, turperuese. Populli i Republikes se Kosoves meriton nje qeverisje te pergjegjeshme. 25 perpjekje qe nuk kane sy te japin zgjidhje per nje problem patologjik egoje te semure. Kosova nuk eshte Albulena Haxhiu me te sajet. Kosova eshte e shqiptareve, e kosovareve. Ju flm!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liqeni

                Mund te shihet mundesia qe te perzgjidhet nje kandidat per Kryetar Kuvendi te R.K nga deputete malazese ose turq, te pakices etnike malazeze ose turke (Nese ka)! Nje korrektim i komentit qe nisa pak me pare. Ju flm!

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nji eksperiment per konsiderate

                  Kosova asht ma mire pa Kuvend e pa Qeveri, mbase edhe pa President. Nje guvernator amerikan nga Trump, qe do kishte fuqine e mbretit, do ta zgjidhte i here e mire punen e dardaneve. Vetem zgjedhje lokale, dhe kaq. Mbreti qeveris dhe poplli veteqeveriset ne nivel lokal.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje