Serwer: Më pak staf për Ballkanin, më pak vëmendje për dialogun

1 Qershor 2025, 13:13Rajoni TEMA
Serwer: Më pak staf për Ballkanin, më pak vëmendje për

Daniel Serwer, profesor universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe njohës i dalluar i zhvillimeve politike në rajon, ka shprehur skepticizmin e tij rreth pritjeve se riorganizimi i Departamentit amerikan të Shtetit do të sjellë ngritje të nivelit të përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka theksuar për Albanian Post se ndryshimet që janë paralajmëruar mund të rezultojnë në ulje të fokusit ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe jo ripërtëritje të angazhimit amerikan ndaj rajonit.

“Mua më duket sikur do të ketë më pak staf për Ballkanin, jo diçka më tepër. Kjo sugjeron zvogëlim të vëmendjes ndaj dialogut, asgjë më shumë”.

Kjo ka qenë përgjigja e Serwerit kur është pyetur rreth planeve të Departamentit të Shtetit për të krijuar “Zyrën e Çështjeve të Ballkanit” që më parë mbulohej përmes strukturave të ndryshme brenda Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Për vëzhguesit e zhvillimeve në rajon, administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka treguar pak interes për procesin e normalizimit Prishtinë-Beograd, duke i dhënë një trajtë të paqartë edhe kursit të saj ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.

 

1 Komente

  1. G
    Genci

    Po kur ua thoshte Edi Rama para ca kohesh Kosovareve (megjithe difektet qe ka si lider), firmosni ato qe keni rene dakort me BE ne lidhje me pakicen Serbe, se ky rast nuk u vjen me, Kosovaret thonin "Edi Ramoviq", "Shqiperia Zimbabwe" etj si keto budallalleqet e fshatit te tyre. Nuk kane pare gje akoma, do vij momenti qe Amerika do terhiqet fare nga Europa. Dhe asgje mos t ju cudisi. Shteti nuk mbahet me populizma fshati, as me ushtri te huaj. Kosovaret mire qe nuk kane treguar intelekt dhe material elite, por ngelen duke percmuar Shqiperine. Shqiperia o kosovare ka nja 115 vjet qe egziston si shtet, shumicen e kohes pa aleat, dhe prape s kemi pjerdhur nga asnje fqinj, Greqi a Jugosllavi qofte. Ne vend te merrnit shembull kaluat ne delir fshati dhe ndaj nuk eshte cudi qe Kosova te mos egzistoj me si entitet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje