Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i Shqipërisë!

31 Maj 2025, 09:34Rajoni TEMA
Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se vendi ka nevojë për një “SPAK”.

Thirrja e tij vjen për të hetuar korrupsionin, pasi shprehet se familjarët e pushtetarëve po përfitojnë në “subvencione, grante dhe në shitblerje të megavatëve”.

Për këtë arsye, sipas Abdixhikut, Kosovës i duhet një Strukturë e Posaçme Kundër Korrupsionit që të afërmit e pushtetarëve “ta provojnë fatin aty më pas”.

“Do ta bëjmë”, shkruan ai.

SPAK (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) është një institucion i pavarur brenda sistemit të drejtësisë në Shqipëri, i ngritur si pjesë e Reformës në Drejtësi, me synimin për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta të shtetit.

2 Komente

  1. I
    Ide e mire kjo e Lumirit

    Bravo Lumir, Kosoves i duhet nje SPAK, por me prokurore dhe gjykates te caktuar e vetuar nga BE, dhe mbase pa asnje kosovar. Keshtu puna do jete e paster dhe e shpejte. Puna duhet te fillohet me xhigandin Kurti.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Seli

      Perse e doni si ky yni ,apo humor i ftofet kosovar!Merreni ju'a kemi falur,na shpetoni nga taksat qe paguajme per kete institucion qe varet prej Salinjeve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje