Tragjike në Itali: Dy të rinj shqiptarë humbasin jetën në një aksident

30 Maj 2025, 20:00Rajoni TEMA
Tragjike në Itali: Dy të rinj shqiptarë humbasin jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj së premte në autostradën Drenner në veri të Italisë, ku fatkeqësisht kanë humbur jetën dy të rinj nga Kosova.

Viktimat janë identifikuar si Driton Sadikaj nga Deçani dhe Valdrin Xhyliqi nga Malisheva, të moshës 19 dhe 20 vjeç.

Të dy punonin në një kompani ndërtimi dhe po udhëtonin me një furgon pune kur u përplasën me një kamion.

Përplasja ka qenë fatale pasi kabina e furgonit është shtypur plotësisht, duke i lënë të bllokuar brenda dhe pa mundësi shpëtimi.

Në aksident është lënduar rëndë edhe një person tjetër, që ndodhej në njërin prej kamionëve të përfshirë, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Familjarët e të ndjerëve kanë konfirmuar lajmin përmes rrjeteve sociale, duke shprehur dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e parakohshme të djemve.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit që tronditi komunitetin shqiptar në Itali.

1 Komente

  1. q
    qytetari

    Te gjithe kamionet me tonazh te larte,maunet jane burim aksidentesh neper rruget e Eropes.Ngushellime famijeve te viktimave .Ato duhet te zevendesohen me linje te transportit hekurudhore ,ndryshe tragjedite do te vazhdojne sepse jo vetem qe bllokojne trafikun por jane shumica burim aksidentesh kudo ne Europe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje